Lajme

COVID: Vaksina BioNTech-Pfizer ‘efikasitet 100%’ për adoleshentët e rinj


Vaksina e koronavirusit BioNTech-Pfizer është e sigurt dhe shumë efektive për fëmijët midis moshës 12 dhe 15, sipas një studimi të ri të botuar të mërkurën e 31 mars.

Në një deklaratë të përbashkët, firmat gjermane dhe amerikane thanë se vaksina kishte “demonstruar efikasitet 100% dhe përgjigje të fuqishme të antitrupave”. Këto, në provat e Fazës 3 të kryera në 2 mijë e 260 adoleshentë në Shtetet e Bashkuara.

Çfarë zbuluan provat e fundit?

Të dyja, vaksinat dhe përpjekjet e vaksinimit, janë përqendruar në popullatat e moshës së rritur. SHBA-të dhe BE-ja kanë aprovuar përdorimin e vaksinës për të gjithë personat nga mosha 16 vjeç e lart.

Provat zbuluan se vaksinat mund të hapin një rrjet më të gjerë përsa u përket adoleshentëve. Sakaq, të ndihmohen shkollat, të paktën klasat e larta, që t’i kthehen në normalitet pas një viti.

Rezultatet u cilësuan si “shumë inkurajuese duke pasur parasysh tendencat që kemi parë javët e fundit në lidhje me variantin B117 në Mbretërinë e Bashkuar”, tha shefi ekzekutiv i kompanisë gjermane BioNTech.

Ministri i Shëndetësisë i Izraelit Yuli Edelstein ishte ndër të parët që iu përgjigj të dhënave, duke i quajtur “lajme të mrekullueshme” në Twitter.

“Tani nuk ka asgjë më të rregullt sesa një aprovim i shpejtë i më shumë prokurimeve të vaksinave, kështu që ne mund të jemi të gatshëm të vaksinojmë menjëherë pas miratimit të FDA-së,” shkroi ai.

FDA është Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave, organi i tij rregullator për barnat mjekësore.

Vaksina është lidhur këtë vit me zhvillimin e një formë shumë të rrallë të mpiksjes së gjakut në tru, duke bërë që disa vende evropiane të ndalojnë përdorimin e saj tek të rriturit me moshë më të re.

Moderna, kompania amerikane që qëndron pas një vaksine tjetër Covid, thotë se do të testojë dozat e saj tek ata që janë në grupmoshën 12 deri në 17 vjeç.

 

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore