Lajme

COVID në SHBA/1 në 3 të moshuar ka marr dozën përforcuese


Presidenti Joe Biden jep një përditësim mbi programin e reagimit dhe vaksinimit të COVID-19, në Auditorin e Gjykatës së Jugut në kampusin e Shtëpisë së Bardhë, 14 tetor 2021, në Washington

Presidenti i Shteteve tё Bashkuara tё Amerikёs, Joe Biden, lajmёroi të premten pёrmes njё statusi nё median sociale “Twitter” se, “më shumë se 1 nga 3 të moshuar janё inokuluar deri më tani me dozёn përforcuese tё vaksinës anti-COVID-19”.

“Ne do të vazhdojmë të ofrojmë mbrojtje për të moshuarit dhe të gjithë të tjerët ndërsa shkojmë në sezonin e festave. Së bashku, mund ta lëmë këtë pandemi pas nesh”, tha Biden ndёr tё tjera.

Më 23 shtator në SHBA u miratua doza përforcuese e vaksinës Pfizer për personat mbi 65 vjeç.

Kjo edhe në rastet kur qytetarët kishin vetëm gjashtë muaj që ishin vaksinuar.

Administrata e Ushqimit dhe Barnave (FDA) deklaroi si më të rrezikuar punonjësit e vijës së parë.

Vendimi u mor nga Komiteti i Ekspertëve të jashtëm që këshillojnë Administratën e Ushqimit dhe Barnave.

Nga ana e saj, FDA deklaroi se “punonjësit e kujdesit shëndetësor, mësuesit, të pastrehët dhe të burgosurit, duhet të ishin në listën e parë”.

Lëvizja e FDA-s është një fitore për presidentin Joe Biden, i cili kishte premtuar se vaksinat përforcuese do të ishin në dispozicion nga ky muaj, për sa kohë që të merrnin miratimin nga FDA dhe CDC.

Vendim u shpall i vlefshëm vetëm për amerikanët, të cilët janë vaksinuar me Pfizer-BioNTech.

Miliona njerëz të vaksinuan nga Moderna dhe Johnson & Johnson, do të duhet të presin për miratimin e mëtejshëm përforcues.

Cilat vende lejojnë dozat përforcuese?

Në Mbretërinë e Bashkuar, qeveria ka njoftuar se do të ofrojë doza të vaksinave përforcuese për të qytetarët mbi 50 vjeç.

Gjermania, Franca dhe Republika Çeke kanë njoftuar plane të ngjashme për njerëzit e moshuar ose njerëz me probleme shëndetësore.

Në Izrael, përforcuesit do të përdoren edhe për fëmijë 12 vjeç.

Organizata Botërore e Shëndetit (OBSH) u ka bërë thirrje kombeve më të pasura të ndalojnë dhënien e vaksinave deri në rritjen e normave të vaksinimit në vendet më pak të zhvilluara.

Në një fjalim të OKB, presidenti i Amerikës, Joe Biden, u zotua se do të dhurojë 500 milionë doza vaksine për vendet më të varfra në vitin 2022.

Pavarësisht premtimit të lartë, një pjesë e donacioneve që janë zotuar nga vendet më të pasura u janë dorëzuar atyre në nevojë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore