Lajme

Covid ka thelluar mungesën e ushqimeve në botë


Njerëzit në të gjithë botën të cilët jetojnë në varfëri janë në rrezik të mungesës së ushqimit për shkak të krizës së coronavirus-it.

Agnes Kalibeta, e dërguara speciale në sekretariatin e përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara për Samitin e sistemit të ushqimeve 2021, u shpreh se ndihmat ushqimore janë tkurrur për shkak të Covid-19, dhe ushqimi është bërë më i shtrenjtë në disa vende, duke krijuar vështirësi tek njerëzit për t’i blerë.

“Shumë nga problemet që ekspertët parashikuan vitin e kaluar janë shtyrë, nuk janë zgjidhur, tha ajo. Ndikimi kryesor ka qenë në tregjet, mbyllja e tregjeve ushqimore. Kyçja ka mbyllur tregjet dhe kjo e bën shumë të vështirë për fermerët”.

Ajo u shpreh se vitin e kaluar shumë vende përdorën mundësitë për të mbajtur në punë sistemet ushqimore, por tani është më e vështirë për shkak se çmimet e ushqimeve janë rritur ndjeshëm.

Ajo vuri në dukje gjendjen e vështirë të vendeve afrikane, disa prej të cilave po përballen me rritje serioze të çmimeve të ushqimit dhe mungesa, të përkeqësuara nga probleme të tilla si thatësira e parashikuar në Afrikën Lindore. Kjo thatësirë mund të prekë Kenya-n veriore, Somalinë dhe Etiopinë. Ajo shtoi se vende të tjera si Tajlanda po përballet me rritje të çmimeve.

“Këtë vit, cikli i parashikuar i thatësirës është shumë më serioz se vitin e kaluar”.

Problemet nga pandemia

Problemet thelbësore janë shtuar më shumë këtë vit pasi njerëzit kanë më pak rezerva ushqimi dhe para.

“Vendet janë në një situatë shumë të dëshpëruar dhe nuk po bëhet më lehtë po bëhet më e vështirë”.

Kalibeta tha se qeveritë duhej të bënin planifikimin për një krizë më të gjatë sesa mund të kishin parashikuar fillimisht dhe se trajtimi i Covid-19 me ndikimet e tij ekonomike mund të zgjasin të paktën pesë vjet.

Ajo i ka bërë thirrje qeverive dhe agjencive, që të forcojnë mbrojtjen sociale.

“Ne duhet të mbajmë çmimet poshtë, ne duhet të mbajmë ushqimin në dispozicion dhe ne duhet të forcojmë tregjet”.

Vendet do të shqyrtojnë se si mund të përmirësohet sistemi global i ushqimit, rreziqet nga kriza klimatike, humbja e jetës së egër dhe ndikimet e tjera në mjedis.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore