Lajme

COVID-it po i vije fundi, pesë spitale të përgjithshme pa pacientë


Ilustrim

Në pesë spitale të përgjithshme në kuadër të Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës nuk ka të shtrirë asnjë pacientë për trajtim spitalor nga COVID-19.

Sipas njoftimit të ShSKUK-së, spitali i Prizrenit, Mitrovicës, Gjakovës, Ferizajt dhe Vushtrrisë në raportet e datës 13 mars 2022 kanë treguar se nuk kanë pacientë me COVID.

Ndërkaq, në Spitalin e Gjilanit dhe atë Pejës janë vetëm 3 pacientë.

Në Klinikën Infektive në trajtim janë 11 pacientë, prej tyre, 4 të konfirmuar me Coronavirus.

Me oksigjeno-terapi në tërë ShSKUK-në, po trajtohen 11 pacientë, kurse në Mjekim Intensiv janë të shtrirë 3 pacientë.

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë (IKSHPK), ka raportuar tw shtunën e 12 marsit se brenda 24 orëve, janë regjistruar 32 raste të reja me COVID-19.

Numri i të infektuarve vjen nga 1 mijë e 5 mostra të marra nga Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar gjithsejtë 81 persona.

Raste aktive me COVID-19, janë gjithsejtë 748.

Brenda 24 orëve të fundit, në Kosovë janë vaksinuar gjithsej 350 persona.

Ndërkaq, 900 mijë e 564 persona janë vaksinuar me dozën e parë, teksa numri i të vaksinuarve me të dy dozat ka arritur në 818 mijë e 255.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore