Shqipëria

COVID-i në Shqipëri/ 33 raste të reja, një humbje jete


Në 24 orët e fundit në vendin tonë janë kryer 666 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID-19 33 qytetarë.

11 në Tiranë, pesë në Kuçovë, tre në Vaun e Dejës, dy në Durrës, Vlorë, një në Kamëz, Kavajë, Fier, Patos, Delvinë, Sarandë, Libohovë, Tepelenë, Elbasan, Belsh.

Në të gjithë vendin, janë 358 pacientë aktivë me COVID-19.

Aktualisht, në spitalin COVID3 po marrin trajtim tetë pacientë.

Po në 24 orët e fundit ka pasur një humbje jete me Sars-Cov2. Ka ndërruar jetë një qytetar nga Tirana, 78 vjeç.

Teksa janë shëruar 42 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 270 mijë e 608 që nga fillimi i epidemisë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore