Lajme

COVID-19: Zyrtarët amerikanë rekomandojnë izolim dhe karantinë më të shkurtër


Zyrtarët e shëndetësisë në SHBA kanë vendosur që të ulin kufizimet e izolimit dhe karantinës për amerikanët asimptomatik, të cilët janë të infektuar me COVID-19 nga dhjetë deri në pesë ditë.

Qendra për kontrollin e sëmundjeve dhe epidiomologët thanë se udhëzimi është në përputhje me provat në rritje, që njerëzit me coronavirus janë më infektivë në dy ditët para dhe tri ditë pas zhvillimit të simptomave.

Vendimi gjithashtu u nxit nga një rritje e kohëve të fundit të rasteve me COVID-19, të nxitura nga varianti i ri Omicron.

Pavarësisht kësaj të fundit, presidenti amerikan Joe Biden ka deklaruar i prerë se nuk do të ketë bllokim.

Presidenti amerikan Joe Biden

Hulumtimet e para sugjerojnë se Omicron shkakton simptoma më të lehta sesa versionet e mëparshme të coronavirus-it.

Por numri i lartë i njerëzve që po infektohen po kërcënon të shtypë aftësinë e spitaleve, linjat ajrore dhe bizneset e tjera për të qëndruar të hapur.

Ndryshimi synon njerëzit që nuk po përjetojnë simptoma. Njerëzit me simptoma janë këshilluar të qëndrojnë në shtëpi.

Një strukturë izolimi për trajtimin e COVID-19 dhe kompleks karantinë për të pastrehët në Las Vegas.
Izolimi dhe karantina

Rregullat e reja të izolimit nuk janë vetëm për njerëzit që janë të infektuar. Ata janë edhe për njerëzit që janë të pavaksinuar, pjesërisht të vaksinuar, të vaksinuar plotësisht dhe me dozat përforcuese.

Një person i infektuar duhet të hyjë në izolim për pesë ditë, në vend të dhjetë të rekomanduar më parë.

Në fund të pesë ditëve, nëse ata nuk kanë simptoma, mund të kthehen në aktivitetet normale, por duke vendosur një maskë kudo – madje edhe në shtëpi rreth të tjerëve – për të paktën pesë ditë të tjera.

Nëse personat e infektuar kanë ende simptoma pas izolimit për pesë ditë, ata duhet të qëndrojnë në shtëpi.

Ndërsa rregullat e karantinës janë për njerëzit që kanë pasur kontakt të ngushtë me një person të infektuar.

Njerëzit që janë vaksinuar me dy doza mund të ndalojnë karantinën pas pesë ditësh nëse ata mbajnë maska ​​në të gjitha ambientet për pesë ditë më pas.

Më shumë se 800 mijë amerikanë kanë humbur jetën nga coronavirus-i që prej shfaqjes së saj. Shifrat më të larta të regjistruara janë në Brazil, me 616 mijë vdekje. Më pas, vjen India me 475 mijë vdekje.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore