Shqipëria

COVID-19: Sërish 4 viktima në Shqipëri, 869 raste të reja


Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar sërish katër humbje jete nga coronavirus-i në Shqipëri, dhe kanë rezultuar pozitivë 869 persona.

Gjatë javëve të fundit vendi ynë ka parë një rritje të rasteve me COVID-19.

Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 175 pacientë, ku 33 prej tyre janë në gjendje të rënduar.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 862 pacientë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 141 mijë e 38 që nga fillimi i epidemisë.

Që nga fillimi i pandemisë në Shqipëri, kanë humbur jetën 2 mijë e 539 qytetarë.

Aktualisht janë 12 mijë e 585 raste aktive me COVID-19 në të gjithë vendin.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u ka bёrё apel qytetarëve për t’u vaksinuar, me qendrat shëndetësore dhe pikat e vaksinimit që po ofrojnë shërbimin kudo në vend.

Apeli i MSHMS-së erdhi pas identifikimit të variantit Delta dhe në Shqipëri, i cili sipas ekspertëve është më ngjitës dhe më lehtë i transmetueshëm.

Fushata e vaksinimit

Që prej datës 1 gusht ka nisur fushata e vaksinimit masiv. Kjo do të zgjasë dhe për muajin shtator.

Kjo nismë i parapriu asaj tё datës 19-25 korrik, nё tё cilën u vendos një javë e hapur e vaksinimit masiv për çdo qytetar +18 vjeç.

E gjitha kjo ka ardhur në kuadër të fushatës “Shqipëria Buzëqesh”.

Deri më tani, Shqipëria ka vaksinuar mbi 1.5 milionë qytetarë.

Po ashtu, mbi 603 mijë të tjerë kanë kryer të dyja dozat e vaksinës anti-COVID.

Aktualisht, Shqipëria administron mbi 1.9 milionë vaksina. Vaksinat e përdorura janë: Pfizer, AstraZeneca, Sputnik V dhe Sinovac.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore