Shqipëria

COVID-19 në Shqipëri/ Asnjë humbje jete, 7 raste pozitive


Gjatë 24 orëve të fundit është nuk është regjistruar asnjë humbje jete nga coronavirus-i dhe kanë rezultuar pozitiv shtatë persona.

Përkatësisht pozitiv kanë rezultuar tre qytetarë nga Devolli, dy qytetarë nga Tirana, një në Shkodër dhe një në Mirditë.

Vetëm tre pacientë janë duke marrё aktualisht trajtim spitalor.

Në 24 orët e fundit janë shëruar katër qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130 mijë e 33 që nga fillimi i epidemisë.

Që nga fillimi i pandemisë në Shqipëri, kanë humbur jetën 2 mijë e 456 qytetarë. Janë kryer 821 mijë e 526 testime totale dhe 2 mijë e 907 testime ditore.

Aktualisht janë 55 raste aktive me Covid-19 në të gjithë vendin.

Masat e reja lehtësuese

Nga 1 korriku kanë hyrë në fuqi masat e reja kundër Covid-19, me një lehtësim të dukshëm pas rasteve të vazhdueshme në ulje dhe një fushatë vaksinimi ndër më të suksesshmet në Evropë.

Aspekti më kryesor është ai i heqjes së mbajtjes së detyrueshme të maskave në ambientet e hapura publike. Pavarësisht kësaj, barriera mbrojtëse do të jetë e detyruar të mbahet në ambientet e mbyllura. Po ashtu, edhe në ambiente të jashtme, ku është e pamundur të ruhet distancimi social.

Ora policore do të pësojë gjithashtu ndryshim, duke lejuar lëvizjen për një orë më shumë. Nga një orë policore prej 23:00-06:00, ajo do të shtyhet në 24:00 dhe do të përfundojë në 06:00.

Nga këto lehtësime, nuk përftojnë klubet e natës dhe diskot. Ato do të vijojnë të jenë të mbyllura, ndërsa muzika do të lejohet deri në orën 22:00.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore