Lajme

COVID-19 në Kinë/ Banorët e Xi’an-it rikthehen në ‘shoqërinë primitive’


“Kthim në shoqërinë primitive”.

Kështu e kanë cilësuar disa qytetarë në karantinë atë që po ndodh në në qytetin të Xi’an-it në Kinë.

Në videot dhe fotot në faqen e mediave sociale “Weibo” ata shfaqen, teksa këmbejnë cigare me lakër, detergjent për larjen e enëve me mollë dhe peceta higjienike për vetëm pak perime.

Ata shkëmbejnë deri edhe pajisjet e teknologjisë për pak ushqim.

Që nga 23 dhjetori, rreth 13 milionë banorë janë mbyllur në shtëpitë e tyre dhe e kanë të pamundur që të largohen për të blerë ushqim.

Autoritetet kanë ofruar ushqim falas për familjet, por disa kanë thënë se furnizimet e tyre po mbarojnë, ose nuk kanë marrë ende ndihmë.

“Qytetarët e pafuqishëm kanë mbërritur në epokën e shkëmbimit – patatet këmbehen me shtupë pambuku”, tha një përdorues i “Weibo-s”.

Megjithatë, disa ishin më optimistë dhe komentuan sesa “të prekur” ishin nga dashamirësia e fqinjëve për t’i ndarë furnizimet e tyre me ta.

Xi’an është në epiqendrën e shpërthimit aktual të COVID-19 në Kinë.

Autoritetet lokale kanë miratuar masa drastike, të cilat kanë tërhequr kritika të konsiderueshme në internet.

Në një incident të fundit, banorëve në kompleksin e banesave Mingde&Yingli në jug të qytetit thuhet se iu tha vetëm pas mesnatës së 1 janarit se duhej t’i linin shtëpitë e tyre dhe të shkonin në objektet e karantinës.

Përdoruesit e rrjetit u tronditën gjithashtu nga një postim i paverifikuar që u bë viral të hënën.

Një banor i Xi’an-it pretendoi se babai i tyre kishte vdekur pasi pësoi një atak në zemër dhe u largua nga spitali, për shkak të situatës COVID-19 të qytetit. Spitali ende nuk është përgjigjur.

Përhapja e virusit në qytet është më e keqja në Kinë prej muajsh, pasi ajo vazhdon të ndjekë një strategji zero COVID-19, me synim zhdukjen e virusit.

Të martën, autoritetet u zhvendosën për të vendosur një qytet të dytë në bllokim të plotë pas zbulimit të tre rasteve asimptomatike.

Rreth 1.1 milionë banorë në Yuzhou – qytet që ndodhet 500 km (310 milje) larg Xi’an-it, tani do të duhet të qëndrojnë në shtëpitë e tyre.

Që nga mbrëmja e së hënës, pothuajse të gjitha automjetet janë ndaluar nga rrugët, dyqaneve dhe bizneseve, përveç supermarketeve që furnizojnë me ushqime bazike, u është thënë të mbyllen.

Masat e rrepta vijnë përpara Vitit të Ri Hënor dhe Lojërave Olimpike Dimërore që do të mbahen në Pekin muajin e ardhshëm.

Marrë nga “BBC”, përshtatur për Albanian Post

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore