Lajme

‘COVID-19 mund të dëmtojë shtyllën kurrizore’


Një simptomë e re pas COVID-19 te pacientët, që janë shëruar nga sëmundja, ka ngritur shqetësime te mjekët.

Sipas raporteve, te pacientët e infektuar me COVID-19, shfaqen për disa muaj probleme të pazgjidhura.

Zbulimi i një infeksioni fungal, që ka rezultuar si dëmtim i madh i kockave në boshllëqet e diskut të palcës kurrizore të pacientit, është kthyer në shqetësim për mjekët.

Infeksioni fungal, i ngjashëm me tuberkulozin kurrizor, u gjet te pacientët e shëruar nga COVID-19.

Një pacient 66-vjeçar rezultoi se kishte probleme me shtyllën kurrizore.

Pacienti fillimisht u trajtua me medikamente anti-inflamatore jo-steroide, por nuk u vu re asnjë përmirësim.

Infeksioni u zbulua pas një skanimi rezonancë (MRI), i cili zbuloi dëmtime të kockave të lidhura me infeksionin në zbrazëtitë e diskut kurrizor.

Sëmundja kërpudhore invazive, e njohur në mjekësi si osteomieliti aspergillus, ka qenë e vështirë të identifikohet, pasi imiton tuberkulozen kurrizore (TB).

Ky lloj i kërpudhave është gjetur në zgavrat e gojës të njerëzve, si dhe në mushkëri në raste të rralla.

Eksperti i sëmundjeve infektive, Parikarishit Prayag, i spitalit Mangeshkar informoi Tse osteomieliti kurrizor – i shkaktuar nga speciet kërpudhore aspergillus – është diagnostikuar në katër pacientë në tre muaj.

“Më parë nuk është përshkruar asnjë rast i osteomielitit vertebral te pacientët pas COVID-it në Indi”, shtoi ai.

Të katër kishin COVID-19 të rëndë dhe u trajtuan me steroid për t’i ndihmuar ata të kapërcenin simptomat e lidhura me virusin, siç janë pneumonia dhe vështirësi të tjera.

Përdorimi afatgjatë i kortikosteroideve, sipas ekspertit, mund të rrisë rrezikun e infeksioneve, në varësi të sëmundjes që trajtohet dhe ilaçeve të tjera që përdoren.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore