Bota

Covid 19: Ideja e shndërrimit të zyrave në banesa


Zbrazja e ndërtesave të zyrave dhe distrikteve të biznesit për shkak të punës në shtëpi gjatë pandemisë, ka krijuar idenë e përdorimit banesor të tyre, si opsion për zgjidhjen e krizës së strehimit në vend.

Lajmin e bëri të ditur Ministri Francez i Strehimit, Emmanuelle Wargon. Ai u shpreh se Franca është duke eksperimentuar me projektin në fjalë, të cilin e ka inkurajuar së tepërmi rritja e ndjeshme e punës në distancë.

Ajo dëshiron të përshpejtojë transformimet për t’iu përgjigjur nevojës për strehim dhe për të luftuar kundër përhapjes urbane.

Një studim i fundit i përqendruar në rajonin e Parisit, zbuloi se nëse rreth 40% e firmave miratonin dy ditë punë nga shtëpia në javë pas pandemisë, ato mund të zvogëlonin hapësirën e zyrës me 30%, gjatë dekadës së ardhshme.

Një skenar i tillë thuhet të ketë shkaktuar makth për industrinë komerciale të pasurive të patundshme, si sektori i preferuar i investitorëve.

E cila përkthehet në një qarkullim më të ngadaltë të klientëve dhe më pak fatura të papaguara qiraje.

Por edhe para pandemisë, më shumë se 6% e hapësirës për zyre në rajonin e Parisit ishte e lirë, sipas studimit nga instituti i kërkimit IEIF.

Projekt “mitik”

Drejtori i IEIF Christian de Karangal, e ka quajtur iniciativën në fjalë si “krijesë mitike”.

“Edhe pse gjatë viteve të diskutimit kurrë nuk është arritur në veprime konkrete, kësaj here gjërat duken ndryshe. Megjithatë, shkalla e ndikimit të punës në distancë në zënien e hapësirave për zyre është ende e paqartë”, u shpreh de Karangal.

Ndërkohë, Sebastien Lorrain drejtori i lartë për strehimin, kujdesin shëndetësor dhe investimeve në prona në Grupin Ndërkombëtar të Pasurive të Patundshme Komerciale (CBRE) në Francë, deklaroi se ndryshimet nuk janë gjithmonë të drejtpërdrejta.

Sipas tij, zyrat nuk mund të shndërrohen dhe vetëm rreth 20% e pasurive të studiuara treguan një potencial real për shndërrim.

Po ashtu, Carlos Alvarez, udhëheqës i projektit në firmën arkitektonike Moatti-Riviere, e cila bashkë-fitoi një çmim në vitin 2019 për transformimin e zyrave në apartamente, tha se një problemet më të mëdha që haset është drita natyrore.

“Ndërtesat tregtare shpesh kanë hapësirë për dysheme shumë më të madhe, duke e bërë të vështirë sigurimin e të gjitha dhomave me dritare për të lejuar dritën natyrore” , tha Alvarez.

 Fantazi e kthyer në realitet

Një problematikë tjetër janë ndërtesat e ndërtuara në vitet 1970,  të cila shpesh përmbajnë asbest. Kjo do të rezultonte në miliona euro kosto shtesë për të hequr materialin e rrezikshëm, nga ndërtesat, të cilat po ashtu përbëjnë shumicën e atyre në shitje.

Norbert Fanchon, drejtori i grupit të strehimit publik Gambetta, e ka quajtur gjithashtu idenë “një fantazi të vjetër sa zhvilluesit e pronave”.

Ai beson se për fillimin e projekteve të tilla, topi është në fushën e autoriteteve lokale, të cilët duhet të japin leje ndërtimi, si dhe shtetin francez i cili duhet të “zvogëlojë pengesat teknike dhe administrative” që i bëjnë këto të rizhvillimeve veçanërisht të shtrenjta.

Nga ana tjetër, IEIF u shpreh se, punëdhënësit së pari duhet të përcaktojnë politikat e tyre afatgjate post-pandemike të punës dhe të shohin se sa mund të zvogëlojnë hapësirën për zyre.

Po ashtu, “marrëveshje tregtare të këtij lloji zgjasin zgjasin rreth nëntë vjet dhe efekti në treg do të jetë gradual”.

Ndërsa, Alexandre Chirier, i cili kryeson një divizion konvertimi në Action Logement, një grup publik-privat që ndërton dhe operon banesa publike, tha se pavarësisht “ekzistencës së inercisë në tregje, vëllimet mund të përshpejtohen”.

Chirier synon të investojë 1.5 miliardë euro për tre deri në katër vite për të blerë ndërtesa zyrash dhe për t’i shndërruar në 20 mijë apartamente.

Gjithashtu ai tha se duhet pasur kujdes për të “ndërtuar një ekuilibër ku aksesueshmëria, hapësirat e gjelbërta, hapësirat e hapura dhe cilësia e akomodimit i bëjnë njerëzit të ndihen mirë”.

 

 

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore