Shqipëria

COVID-19, Greqi: Shteti helen shtyn masat deri më 7 shkurt


Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme shqiptare paraditen e 25 janarit ka njoftuar se shteti fqinj, Greqia ka shtyrë masat anti-COVID deri më 7 shkurt.

Shteti helen ka theksuar se të gjithë shtetasit pavarësisht kombësisë, pavarësisht nëse janë të vaksinuar ose kanë qenë të diagnostikuar me COVID-19, janë të detyruar të paraqesin testin negativ PCR brenda 72 orëve përpara udhëtimit.

Po ashtu edhe testin e shpejtë antigjenik, kryer brenda 24 orëve para udhëtimit.

Të gjithë udhëtarët që hyjnë në territorin e Republikës së Greqisë, duhet të plotësojnë formularin elektronik PLF (Passenger LocatorForm), në adresën elektronike me të dhënat e tyre të kontaktit në Greqi, përpara mbërritjes.

Këto masa, sipas njoftimit të autoriteteve greke vlejnë për të rriturit dhe fëmijët mbi 5 vjeç, pavarësisht nga vaksinimi.

Ndërkohë pikat kufitare të Kakavijës, Kapshticës dhe Qafbotës funksionojnë gjatë 24 orëve. Pika kufitare e Tre Urave funksionon nga ora 08:00 deri në orën 20:00.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore