
Dr. Anthony Fauci, eksperti i sëmundjeve infektive në ShBA, është vaksinuar në transmetim live kundër Covid-19.
I emëruar së fundmi nga presidenti i zgjedhur, Joe Biden, si këshilltari kryesor mbi Covid-19, Fauci ka vendosur ndryshe nga pjesa më e madhe e politikanëve në ShBA, të marrë vaksinën e kompanisë Moderna.
Menjëherë pas kryerjes së vaksinimit, Fauci u shpreh se ndihej i nderuar që po e merrte në transmetim direkt injeksionin. “Vaksina është një simbol i shpresës për ShBA-në dhe botën”, deklaroi ai.
Më vonë gjatë ditës, Fauci bëri me dije publikun se “deri në korrik të vitit 2021, pjesa më e madhe e amerikanëve do të jenë të vaksinuar”.
“Në pranverë çdokush mund të vaksinohet pa qenë pjesë e listës prioritare”, theksoi ai.
Vaksinimi i Dr. Fauci-t vjen pas një serie vaksinimesh live të emrave të njohur të politikës amerikane. Fillimisht ishte zëvendëspresidenti Mike Pence i cili e kreu atë. Më pas edhe presidenti i zgjedhur, Joe Biden, ndoqi të njejtën rrugë për të siguruar amerikanët se asgjë e keqe nuk vjen nga vaksina anti Covid.
Edhe përfaqësuesit në Kongresin Amerikan i janë nënshtruar vaksinimit. Ndër ta, Alexandria Ocasio-Cortez e ka kryer atë live në Instagram.
Ndërkohë që gjithë politikanët e tjerë kanë marrë vaksinën e prodhuar nga Pfizer-BioNTech, Dr. Fauci zgjodhi atë të kompanisë Moderna. Nuk dihet nëse kjo zgjedhje ka qenë e rastësishme, apo një mënyrë për t’i garantuar qytetarëve se të dyja vaksinat janë efikase dhe të sigurta./AlbanianPost.com
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Askund tjetër në botë – 45% e viktimave në Gaza janë fëmijë
-
SHBA anashkalon rishikimin e Kongresit për shitjen urgjente të predhave të tankeve në Izrael
-
Zyrtari i Gazës akuzon trupat izraelite për kryerjen e “masakrës së tmerrshme”
-
Arabia Saudite ushtron presion mbi Emiratet e Bashkuara Arabe për të zhvendosur fokusin e COP28 nga nafta dhe gazi
Lajmet kryesore
-
“Autonomi dhe Federalizim” – Shqetësimet e Opozitës për draft-statutin e Asociacionit
-
BE-ja mirëpret dakordimin mes KEDS-it dhe “Elektroseverit”: Të zbatohen edhe marrëveshjet tjera
-
SHBA anashkalon rishikimin e Kongresit për shitjen urgjente të predhave të tankeve në Izrael
-
Partia Demokratike i jep mbështetje të pakushtëzuar SPAK-ut, thotë Basha