Shqipëria

Covid-19: 2986 shtetas të dënuar gjatë fundjavës


Ndëshkohen me masë administrative 2 mijë e 986 shtetas që nuk zbatuan masat anti-Covid, gjatë fundjavës.

“Gjatë fundjavës, Patrullat e Përgjithshme kanë evidentuar dhe ndëshkuar me masë administrative 3 mijë lekë, 2 mijë e 428 shtetas që janë konstatuar pa maskat mbrojtëse”.

Po ashtu janë dënuar 530 shtetas që udhëtonin në mjete private me persona me të cilët nuk kishin lidhje familjare, apo në mjetet e transportit publik, pa vendosur maskat mbrojtëse.

Gjithashtu, në të gjithë vendin janë ndëshkuar me masë administrative 10 mijë lekë, 24 shtetas që janë konstatuar duke lëvizur në këmbë pas orës 20:00.

Në zbatim të masave anti-Covid, Policia e Shtetit ka apeluar për të gjithë qytetarët dhe drejtuesit e mjeteve që të respektojnë orën policore, të vendosin maskën dhe të ruajnë distancimin social.

Ndërsa subjektet tregtare, lokalet dhe restorantet të respektojnë protokollet e sigurisë dhe orarin e mbylljes, me qëllim parandalimin e përhapjes së Covid-19.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore