Sport

Copa del Rey/ Kualifikohet Sevilla, Villarreal-i eleminohet me përmbysje nga Gijon-i ligës dytë


Katër ndeshjet e para të ditës së enjte në Copa del Rey përfunduan me rezultate suprizuese.

Sevilla dhe Cadiz-i arritën të kualifikoheshin pa probleme. Ndërsa, Villarreal-i dhe Osasuna u skualifikuan nga skuadrat e La Liga 2. Përkatësisht “nëndetsja e verdhë” nga Sporting Gijon-i dhe Osasuna nga Girona.

Cadiz-it i mjaftoi goli i Tomas Alarcon-it në minutën e fundit të ndeshjes për t’u kualifikuar përballë Fuenlabrada-s.

Sevilla fitoi me rezultatin 2-0 në transfertë përballë Real Zaragoza-s. Jules Kounde në pjesën e parë dhe Rafa Mir në pjesën e dytë ishin autorët e golave.

Girona-s i mjaftoi goli i David Junca-s në minutat e para të takimit, për të triumfuar në shtëpi përballë Osasuna-s.

Supriza më e madhe e ditës ishte skualifikimi i Villarreal-it, falë humbjes 2-1 në transfertë ndaj Gijon-it. Me tre golat që erdhën në pjesën e dytë të takimit.

Raul Albiol-i shënoi golin e parë të takimit. Më pas erdhën dy golat e vendasve nga Uros Durdevic-i dhe Bogdan Milovanov-i.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore