Sport

Conference League/ Partizani dhe Shkupi pësojnë nga tre gola


Dy skuadrat, Partizani i Tiranës dhe Shkupi i Maqedonisë së Veriut janë skuadrat e radhës shqiptare që kanë humbur në Conference League.

Te dy ekipet pesuan humbje me rezultatin 3-0, duke ia bërë shumë të vështirë kthimin e rezultatit në ndeshjen e kthimit.

Partizani ra pëeballë zvicerianëve të Basel-it, ku në fusht për ta ishte dhe lojtari i Kombëtares së Shqipërisë, Taulant Xhaka.

Goli i parë i sfidës erdhi në minutën e 43 nga Valentin Stocker-i. Arthur shënoi golin e dytë në të 52 minutë, ndësa shënoi përsëri Stocker-i, duke vulosur shifrat e takimit në 3-0 në minutën e 80.

Shkupi u mund në shtëpi nga portugezët e Santa Clara-s. Goli i parë që i dha epërsinë miqëve ishte si rezultat i një autogoli nga lojtari i Shkupit, Abdul Rwatubyaye në minutën e 30.

Pjesa e parë do të përfundonte me rezultatin 0-1, ndësa dy gola do të shënoheshin në pjesën e dytë.

Në minutën e 49 shënon Carlos Carvalho, duke çuar shifrat e takimit në 0-2. Dhe në minutën e trëtë të shtesës së pjesës së dytë do të vinte dhe goli i tretë i miqëve, që shënuan me anë të Costinha.

Ndeshjet e kthimit do të luhen më 29 korrik. Partizani do të presë Basel-in duke filluar nga ora 20:00, ndërsa Santa Clara do të presë Shkupin duke filluar nga ora 22:00.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore