Sport

Conference League/ Fiton Laçi, bien Vllaznia, Teuta dhe Shkëndija


Skuadrat shqiptare nuk kanë qenë shumë bindëse në ndeshjen e parë të turit të dytë eleminator në Conference League, pasi në pesë ndeshjet e para të luajtura të mërkurën vetëm Laçi ka fituar.

Laçi ka fituar minimalisht në “Elbasan Arena” me rezultatin 1-0 përballë rumunëve të Universitatea Craiova-s. Goli i fitores për kurbinasit erdhi në minutën e 35 nga Dejan Zarubica, pas asistit të Regi Lushkjas.

Kampionia e Kategorisë Superiore të Shqipërisë, Teuta, nuk ia ka dal përballë modestëve nga Andorra, Inter Club d’Escaldes-it.

Durrsakët janë mundur në shtëpi me rezultatin 2-0. Miqtë shënuan nga një gol për çdo pjesë, me anë të Denis Soldevila-s. Spanjolli shënoi në minutën e 37 dhe 56.

Vllaznia është mundur minimalisht 1-0 nga qipriotët e AEL Limassol-it. Goli në minutën e dytë shtesë të pjesës së parë nga Stefan Scepovic-i i dha fitoren AEL-it.

Shkëndija e Tetovës ka humbur me rezultatin 2-0 përballë Riga-s së Besar Halimit, në shtëpin e këtyre të fundit.

Skuadra nga Letonia shënoi nga një gol për secilën pjesë. Fillimisht shënoi Wesley Nata, në minutën e 13 dhe goli i dytë erdhi në minutën e 52.

Ndeshjet e kthimit do të luhen: Inter Club d’Escaldes – Teuta më 27 korrik në orën 17:45 dhe më 29 korrik, përkatësisht: Shkëndija – Riga në orën 20:00, Universitatea Craiova – Laçi në orën 20:30 dhe Vllaznia – AEL Limassol në orën 21:00.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore