Shqipëria

Çollaku: SHBA-të do të shpallin “non grata” shumë shpejt ministra shqiptarë


Deputeti i Partisë Demokratike, Kreshnik Çollaku, mendon se shumë shpejt zyrtarë të lartë (ministra) të Qeverisë shqiptare, do të shpallen “non grata” nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Lajmi u bë i ditur nga transmetuesi “Euronews”, duke cituar intervistën me përfaqësuesin e selisë blu.

Çollaku e motivoi deklaratën e tij bazuar në disa informacione që ka marrë, por edhe referuar analizës së tij për ngjarjet politike.

“Mendoj se valës goditëse të kësaj qasjeje të politikës amerikane në Ballkan, nuk do t’i shpëtojë dhe nuk i ka shpëtuar as qeveria dhe mazhoranca. Unë mendoj që “non grata-t” kanë trokitur edhe në dyert e mazhorancës. Nuk e di nëse kanë mbërritur, por e sigurt është që shpejt do të trokasin në derën e qeverisë dhe të mazhorancës”, u shpreh ai për Euronews.

Ai shtoi se informacionet që zotëron nuk mund t’i bëjë publike.

“Do të goditet edhe mazhoranca edhe qeveria me ‘non grata’. Kësaj vale goditëse nuk do t’i shpëtojë askush”, paralajmëroi Çollaku.

Në vendin tonë deri më tani janë shpallur të padëshirueshëm nga SHBA-të disa personalitete të politikës dhe ish-zyrtarë.

Siparin e ka ngritur ish-prokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla dhe pas tij ish-kryeministri Sali Berisha dhe disa personalitete të tjera, si ish-deputeti Aqif Rakipi dhe Tom Doshi.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore