Libra

Colette, shkrimtarja franceze më e dashur e të gjitha kohërave


Colette, më shumë se gjysmë shekulli më vonë, jeton ende dhe këtë javë është 150 vjetori i lindjes së saj.

NYRB Classics ka botuar një përkthim të ri të kryeveprave të saj binjake, “Chéri” (1920) dhe “The End of Chéri” (1926), të përkthyera nga Paul Eprile.

Kjo duket si një mundësi e mirë për të eksploruar jetën dhe veprën e gruas unike të dashur për shkrimtarët francezë.

Ajo ka qenë përherë e vetmja Colette, megjithëse në fakt ky emër ishte mbiemri i saj. Emri i saj i plotë është Sidonie-Gabrielle Colette dge ka lindur më 28 janar 1873 në fshatin francez të Saint-Sauveur-en-Puisaye.

Por puna e saj mbijeton sepse subjekti i saj kryesor është ai që nuk del kurrë nga moda.

“Dashuria, buka dhe gjalpi i penës sime”, shkruante ajo.

Historia e Colette dhe vepra e saj është një nga më të habitshmet në letërsinë moderne.

Ishte një pioniere e shkollës franceze të fiction-it autobiografik, duke shkruar për jetën e grave në mënyra që hapën terrene të reja.

Librat e saj ishin njëkohësisht të njohur dhe të vlerësuar – të lexuar nga kritikët dhe publiku. Dhe ajo e bëri jetën e saj një projekt po aq magjepsës sa librat e saj.

Por për ta kuptuar produktivitetin e saj pjellor, ekspertizën e saj në misteret e zemrës njerëzore dhe oreksin e saj për ta përfshirë veten në librat e saj, të maskuar lehtë ose aspak. fillimisht duhet kuptuar se ajo nuk u bë e famshme menjëherë.

Katër librat e saj të parë ishin kronikat e nxënëses imagjinare franceze Claudine – “Claudine at School” (1900), “Claudine in Paris” (1901), “Claudine Married” (1902) dhe “Claudine and Annie” (1903) – të cilat i shkroi me urdhër të burrit të saj të parë.

Ai ishte Henry Gauthier-Villars, një gazetar dhe redaktor i njohur me pseudonimin më pak elegant Willy.

Pasi i shkroi – herë-herë e mbyllur në një dhomë për ta nxitur atë në përfundimin e librit – ato u zbukuruan me disa sugjerime editoriale nga Willy.

Ai kërkoi t’i botonte nën emrin e vet dhe ruajti të drejtat e autorit dhe honoraret.

Në raportimet për jetën e Colette, fjala e zakonshme për të përshkruar Willy-n është “e mjerueshme” dhe kështu ishte, por ai i dha Colette një shije për jetën kulturore pariziane.

Shpejt, “Claudine at School” mori famë dhe në kohën kur seria përfundoi, librat ishin aq të njohur sa lindën prodhime skenike dhe një sërë mallrash, duke përfshirë cigaret Claudine.

Claudine u bë ajo që biografi i Colette Judith Thurman e quajti “adoleshentja e parë e shekullit”, me përthithjen e saj si sfungjer të sjelljes së të rriturve dhe në libra ne shohim zhvillimin e mjeshtërisë së saj në përshkrimin sensual.

Po ashtu në to shihet trajtimi i parë i Colette për dashurinë në trillim, megjithëse “Claudine in Paris” është ndoshta libri i fundit ku ajo do të shkruante për dashurinë në mënyrë jo-kritike, romantike, pa dinamikën e fuqisë dhe paqartësinë që e bëri atë të merrej më vonë me elemente pikante.

Colette dhe Willy u ndanë në vitin 1906 dhe vitin e ardhshëm ajo botoi “Retreat from Love”, i cili vazhdoi historinë e “Claudine amd Annie”.

Me Willy-n që ruante ende të drejtat nga librat e Claudine, Colette ishte pa para dhe për të fituar para ajo u bë një interpretuese e sallës muzikore.

Kjo e tërhoqi kah ndjesës së performancës dhe i mundësoi të luante me role gjinore.

Përvoja e saj në sallën e muzikës frymëzoi romanin e saj të vitit 1910 “The Vagabond”, histori autobiografike e interpretueses Renée Néré dhe një e dashur që ajo e quan “The Big Noodle”, i cili shtron pyetje rreth ndarjes së dashurisë dhe seksit dhe se si shoqëria kërkon t’i kontrollonte të dyja nëpërmjet institucionit të martesës.

Ishte “The Vagabond” ai që e katapultoi Colette drejt vlerësimit letrar për herë të parë dhe libri fitoi tre vota për çmimin prestigjioz Prix Goncourt.

Koha e Colette në sallën e muzikës mund të ketë nxitur interesin e saj për të vendosur veten në qendër të skenës në fiction-in e saj.

Pas Willy-t, burri i dytë i Colette, Henry de Jouvenel, mund të ishte vetëm një përmirësim, dhe si redaktor i gazetës kryesore “Le Matin”, ai ishte gjithashtu në gjendje të botonte punën e gruas së tij.

Pasi u detyrua të braktiste botimin e serisë të një libri të ri, “Ripening Seed” (1923), për shkak të tronditjes që u shkaktoi lexuesve, ai e pyeti atë pse nuk mund të shkruante romane që nuk ishin imorale.

Ai ishte romani që zgjeroi interesin e Colette për dashurinë, fuqinë dhe seksualitetin në periudhën e adoleshencës, përmes miqve adoleshentë Philip dhe Vinca.

Por marrëdhënia e tyre e thjeshtë ndërlikohet kur ai joshet nga një grua e moshuar. Colette, në moshën 47-vjeçare, pati një lidhje me djalin e saj 16-vjeçar, Bertrand de Jouvenel.

“Ripening Seed” është një roman shumë sensual, që nuk kënaqet vetëm me kënaqësitë trupore, por me aromat dhe pamjet e peizazhit bregdetar në bregdetin e Brittany.

Libri u botua midis arritjeve më të mëdha artistike të Colette, “Chéri” dhe “The End of Chéri”.

Fantastika e Colette në Francë nuk ishte gjithmonë, në atë kohë, e krahasueshme jashtë vendit.

Megjithatë, lexuesit e mprehtë e adhuruan atë, duke përfshirë Truman Capote, i cili i ka thënë mikut të tyre të përbashkët Jean Cocteau se ishte shkrimtarja e gjallë franceze që admironte më shumë.

Në Francë, Colette ishte një yll.

Ajo ishte gruaja e dytë që u bë oficere e madhe e Legjionit të Nderit dhe e para që iu bë një funeral shtetëror, pas vdekjes së saj në vitin 1954 në moshën 81-vjeçare.

Puna e saj nuk e shqetësoi lexuesin me politikën apo çështjet botërore.

Ajo eksploroi fushën e saj pa u rraskapitur ose pa u përsëritur, duke ndryshuar qasjen e saj teksa rritej dhe me më shumë eksperiencë.

Intensive dhe sensuale, vepra e saj është plot jetë dhe të qeshura, teksa rrëfen historinë e jetës së një gruaje që nga fëmijëria.

Kjo është arsyeja pse, 150 vjet pas lindjes së saj, Colette jeton.

Marrë nga “BBC”, përshtatur për “Albanian Post”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore