Lajme

Cohen thotë se Irani qëndron pas përpjekjes për të sulmuar ambasadën izraelite në Azerbajxhan


Ministri i Jashtëm i Izraelit, Eli Cohen drejtoi gishtin nga Irani për një komplot të dështuar së fundmi kundër ambasadës izraelite në Azerbajxhan.

“Terrori iranian është një kërcënim global, siç e pamë ditët e fundit në Azerbajxhan në një tentativë sulmi kundër Ambasadës izraelite në Baku, si dhe në muajt e fundit në Qipro dhe Greqi në tentativa për sulme kundër izraelitëve dhe hebrenjve”, tha Cohen në një deklaratë gjatë një vizite zyrtare në Serbi.

Lajmi u bë i ditur nga agjencia izraelite “The Times of Israel”.

Një shtetas afgan u arrestua nga forcat e sigurisë të Azerbajxhanit me dyshimin për planifikimin e sulmit në fillim të kësaj jave.

Kujtojmë që, ministri i Mbrojtjes së Izraelit, Yoav Gallant është nisur për një vizitë zyrtare në Azerbajxhan.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore