Financa

Çmimi i Bitcoin-it ulet nën 35 mijë dollarë


Çmimet për kripmonedhën më të madhe zbritën deri në 8.4% të mërkurën. Bitcoin u tregtua nën 34 mijë dollarë.

Që kur tregu shënoi rritjen më të madhe të të gjitha kohërave në fillim të janarit, Bitcoin ka qenë i paqëndrueshëm.

Skepticizmi ndaj kriptomonedhës është rritur duke dekurajuar investitorët për të bërë lëvizje në tregjet e kriptomonedhave.

Investitorët janë ndikuar nga frika e një “flluske” tregu, e cila mund të krijojë humbje të mëdha financiare.

Analistët kanë fiksuar çmimin prej 40 mijë dollarësh si nivelin që Bitcoin-i duhet të tejkalojë. Në këtë mënyrë, tregjet e kriptomonedhave mund të tërheqin përsëri investitorët.

Sipas tyre, frika nga luhatjet e Bitcoin-it po i shtyn investitorët në investime dhe diversifikime të portofoleve në kriptomonedha të tjera.

Analizat nga institucionet financiare të Wall Street-it e shohin të rrezikshme për tregun rritjen prej 400% të Bitcoin-it në vitin e kaluar./AlbanianPost.com

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore