Lajme

Çmimi i arit arrin një nivel të ri teksa bastet për normat e interesit ndryshojnë


Çmimet e arit kanë arritur një nivel të ri.

Fitimet vijnë pasi tregtarët ndërrojnë strategjitë e investimit, pas gati dy vitesh kur rritja e normave të interesit ndihmoi në nxitjen e kërkesës për dollarë amerikanë dhe lloje të caktuara borxhi.

Tani investitorët shohin një shans në rritje për ulje të normave, gjë që ka rindezur interesin për aktive të tjera.

Teksa tregjet aziatike filluan tregtimin të hënën, çmimi i arit kaloi mbi 2 mijë dollarë, deri në 3 për qind, përpara se të tërhiqej.

Kërkesa për dollarë u rrit përsëri më vonë në seancën e tregtimit të së hënës, duke ndihmuar në shtyrjen e arit në tërheqje.

Shumë investitorë që mbajnë ar po përfitonin nga nivelet më të larta të fundit për të shitur, thanë analistët.

Fitimet kanë ndjekur një rritje njëjavore për metalin, i cili shihet si strehë e sigurt dhe pa kërkesën në rritje pas fillimit të luftës Izrael-Gaza.

Raundi i fundit u nxit nga komentet e kreu të bankës qendrore amerikane, Jerome Powell.

Rezerva Federale përmbysi tregjet financiare vitin e kaluar pasi shqetësimet rreth rritjes së inflacionit e shtynë atë papritur të çonte normat e interesit në nivelet më të larta në më shumë se dy dekada në përpjekje për të stabilizuar çmimet.

Lëvizjet detyruan shumë investitorë të rimendojnë strategjitë, pasi investimet e konsideruara më pak të rrezikshme filluan të paguajnë më shumë.

Por Powell ka thënë se politika e Rezervës Federale tani është “në një territor kufizues” – që do të thotë se normat janë mjaft të larta për të ftohur ekonominë dhe për të stabilizuar çmimet, pa ndonjë nevojë të menjëhershme për rritje të mëtejshme.

Tregtarët presin gjithnjë e më shumë që banka në fakt të ulë normat duke filluar nga marsi i vitit 2024, megjithëse Powell ka kërkuar t’i zbusë këto pritshmëri.

Tregjet financiare në SHBA në përgjithësi janë rritur në muajt e fundit, pasi analistët janë më optimistë se banka do të jetë në gjendje të zbusë inflacionin pa një goditje të konsiderueshme për ekonominë amerikane.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

  • ar

  • Lajmet kryesore