Ministri i Financave, Hekuran Murati, në tentim për të shfajësuar Qeverinë e Kosovës për situatën ekonomike në vend, ka potencuar se jeta e qytetarëve është përkeqësuar e çmimet janë rritur edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, jo vetëm në Kosovë.
“Jeta është vështirësuar në nivel global. Unë besoj që edhe këtu në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka raste e raste kur qytetarët ankohen për shkak të rritjes së kostos së jetesës, sidomos produktet bazë”, ka thënë Murati në një intervistë për Zërin e Amerikës.
Pas insistimit të gazetares se pyetja specifike është për situatën në Kosovë, Murati ka potencuar se kjo krizë globale është transferuar në vend.
“Çfarë mund të bëjë qeveria në këtë rast është të rrisë mbështetjen për grupet e cenueshme. Kemi rritur edhe pagat në sektorin publik. Vitin e kaluar total kostoja e pagave buxhetore është rritur në nivelin 17 për qind mesatarisht, krahasuar me vitin paraprak, pra është përtej nivelit të inflacionit”.
Duke folur për punën e Qeverisë në raport me luftimin e inflacionit e krizës ekonomike, Murati ka përmendur dërgimin e disa ligjeve nga ana e partive opozitare në Gjykatë Kushtetuese.
“Kemi miratuar edhe disa ligje, siç është ligji për çmimet tavan, i cili pikërisht nga opozita është refuzuar dhe dërguar në Gjykatë Kushtetuese dhe Gjykata Kushtetuese e hodhi poshtë. Dhe është edhe ligji për rritjen e pagës minimale, i cili po ashtu nga opozita është dërguar në Gjykatë Kushtetuese, që të bllokohet. Pra në vazhdimësi kemi veprime të opozitës që pengojnë të gjitha masat që mundohet qeveria t’i marr për t’ua lehtësuar jetën qytetarëve”.
Një relativizmi të tillë javë më parë Murati bëri edhe në një intervistë për KTV kur u pyet për situatën me inflacionin në Kosovë, i cili u konsiderua historike meqë arriti në nivelin e 13 për qindëshit.
Sipas tij inflacioni ka prekur edhe Gjermaninë e shumë vende të tjera të zhvilluara, jo vetëm Kosovën.
“(Inflacioni) është diçka çfarë ka ardhur nga jashtë, pra nuk ka qenë Qeveria përgjegjëse për inflacion, përkundrazi si rezultat i masave të qeverisë kemi pasur inflacionin më të ulët në krahasim me shtetet e tjera të rajonit”, ka thënë Murati në një intervistë për KTV ndërsa ka prezantuar disa të dhëna të Forumit Monetar Ndërkombëtar.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Presioni i Erdoganit dhe një lumë parash: Ja pse Hamasi i tha “po” marrëveshjes
-
Osmani s’ka hatërbetje me Kurtin edhe pse doli kundër tij: Kosovës i duhen miq për rrumbullakimin e shtetëformësisë – e ka mbështetjen paekuivokë
-
Rama mbledh deputetët dhe ministrat për qeverisjen, korrupsionin dhe vizionin e ri 2030
-
Met Gala 2024, cilët yje lulëzuan
Lajmet kryesore
-
Ekskluzive: Franca kërkon shtyrje të vendimit për anëtarësim të Kosovës në KiE
-
Shpërthimi i radhës nga Ilir Meta dhe synimi për të qenë koka e opozitës
-
Rama mbledh deputetët dhe ministrat për qeverisjen, korrupsionin dhe vizionin e ri 2030
-
Osmani s’ka hatërbetje me Kurtin edhe pse doli kundër tij: Kosovës i duhen miq për rrumbullakimin e shtetëformësisë – e ka mbështetjen paekuivokë