Eurostat raporton se përgjatë vitit 2019 çmimet e telefonisë në të gjithë vendet anëtare të Bashkimit Evropian kanë qenë tejet të larta. Listën e vendeve e kryeson Belgjika dhe Greqia.
“Çmimet e telefonisë kanë qenë më të larta në Belgjikë (me indeks të nivelit të çmimit 176) dhe Greqi (175)”, dallon Eurostat. Ndërkohë, këto dy vende pasohen nga Irlanda (150) dhe Luksemburgu (149).
Në kontrast me vendet e para, nivelet më të ulëta të çmimeve kanë qenë në Rumani, Poloni, Lituani, Bullgari dhe Letoni.
Eurostat bën me dije se çmimet e telefonisë përfshijnë “çmimet për pajisjet telefonit dhe telefaksit, sigurimin e aksesit me internet, postën, telefonin me dhe pa kabëll dhe shërbime të tjera të transmetimit të informacionit”.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Të ‘mbarojmë punë me Rai-n’, pastaj radha për interpelancë me Bardhin, thotë Rama
-
Bardhi thotë se Rama ka frikë nga interpelanca, radhit 4 fakte dhe shtron 4 pyetje publike për kryeministrin
-
Amerika autorizon Ukrainën të godasë Krimenë me raketa me rreze të gjatë
-
Rashiç beson se Qeveria do ta dërgojë draft-statutin e Asociacionit në Kushtetuese para anëtarësimit në KiE