Përballje

City edhe më afër titullit, mposht Everton-in


Dy sfidat e para të së dielës në Premier League ishin interesante dhe pa befasi.

Ndeshja mes Everton-it dhe Manchester City-t përfundoi me fitoren e këtyre të fundit me rezultat 0:3.

Everton po lufton të qëndroj në Premier League, të cilët radhiten në pozitën e 17-të me një pikë më shumë se Leeds.

Dueli ishte plotësisht i dominuar nga mysafirët, të cilët shënuan dy gola në pjesën e parë.

Goli i parë erdhi në minutën e 37-të, me anë të një goditje akrobatike të Ilkay Gundogan.

Pas vetëm dy minutave, Haaland dyfishoi epërsinë më një goditje me kokë.

Në pjesën e dytë, Gundogan shënoi përsëri, por këtë herë nga gjuajtja e lirë.

City radhiten në pozitën e parë, me 85 pikë, katër më shumë se Arsenal në vendin e dytë.

Në anën tjetër, Brentford ka fituar me rezultat 2:0 përballë Ëest Ham-it.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore