Futboll

Ciro Immobile nderohet me “Këpucën e Artë” në Romë


Ciro Immobile nderohet me çmimin ‘Këpuca e Artë’ 2019-2020 nga Kryebashkiakja e Romës, Virginia Raggi, së bashku me Presidentin e Lazio-s, Claudio Lotito.

Ceremonia filloi në 12:30 brenda sallës Giulio Cesare në sheshin Campodoglio të Romës. Ndër të pranishmit, familja e Immobile-s feston nderimin e një prej bomberave më të mirë të Italisë dhe padyshim, njeriu që i ka dhuruar triumfe me rradhë klubit lazial.

Paralelisht me shfaqjen në sheshin Campodoglio, Lazio feston për Immobile-n nëpër mediat sociale duke postuar disa prej rasteve të tij më në fokus.

E njejta gjë vazhdoi në sallën Giulio Cesare – në një ekran gjigand, u transmetuan golat dhe momentet me domethënëse të Ciro Immobile-s nga 2019 deri më 2020.

Gjatë sezonit 2019-2020, Immobile ka shënuar 36 gola dhe ka dhënë tetë asiste në 37 ndeshje me Lazio-n. Një gol në dy paraqitjet e Kupës së Italisë dhe dy gola në katër paraqitje në Ligën Evropiane.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore