Sport

Cili është më i mirë – Messi apo Ronaldo? Përgjigjet, Kim Kardashian


Modelja me origjinë armene, Kim Kardashian është treguar më diplomate se kurrë, derisa ka dhënë në përgjigje epike në pyetjen se – “Cili është lojtari i saj favorit – Lionel Messi apo Cristiano Ronaldo?”.

“Të dytë. Kemi kaluar kohë të mirë në ndeshjet e të dyve, prandaj më pëlqejnë që të dy”, është përgjigjur ajo.

Edhe një herë tjetër, Kardashian ka treguar se prindërit mund të bëjnë shumë për të përmbushur dëshirat e fëmijëve të tyre – ajo ka udhëtuar larg, vetëm që djali i saj të afrohet me idhujt e tij.

Në këtë rast, djali i influencuesit ka dashur të shohë live futbollistët më të mirë të botës. Dhe kështu ndodhi.

Ish bashkëshortja e rep artistit, Kanye West ishte në stadium për debutimin e Lionel Messit me Inter Miami kundër San Lorenzos dhe tre ditë më vonë, ajo ishte në Japoni për ndeshjen miqësore mes Al Nassr të Cristiano Ronaldos dhe PSG.

Në ndeshjen e Miamit, djali i Kim u shfaq me flokë të gërshetuar duke formuar një ‘M-10’ për nder të Messit dhe veshi fanellën e ekipit të tij të ri.

Më pas, argjentinasi ka bërë foto me ta dhe i ka dhuruar të voglit një fanellë të dedikuar.

Influencuesja ka postuar në rrjetet e saj sociale për shkuarjen e saj në Japoni. Ajo udhëtoi gjithsej 4 mijë e 350 milje me avion për të parë ndeshjen.

Atje, ata darkuan në një restorant ekskluziv në Osaka dhe vizituan një muze. Djali i saj kishte veshur fanellën e Real Madridit të Cristiano Ronaldos, duke e konsideruar atë si “lojtarin më të madh të të gjitha kohërave”.

Me të mbërritur në stadiumin japonez, Yanmar Field Nagai, fëmija ndërroi një fanellë tjetër, këtë herë duke zgjedhur atë të Neymar, një tjetër futbollist që do ta shikonte live.

“Turni i futbollit të mamit vazhdon në Japoni”, ka shkruar influencuesja krahas një fotoje të djalit të saj duke parë ndeshjen.

Më vonë, ai arriti të marrë fanellën e ndeshjes së futbollistit të PSG-së, teksa këto udhëtime për të parë idhujt e tyre do të jenë një kujtim i paharrueshëm për djalin e Kim Kardashian.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore