Cili është dallimi i votave në mes të kandidatëve?

SHFLETO

Ilustrim

 

Dreni Himbeqa
15.11.2021 9:59
Loading Icons...

Të dielën e 14 nëntorit në Kosovë në 21 komuna nga 38 gjithsejtë u zhvillua raundi i dytë i zgjedhjeve lokale.

Kështu bazuar në rezultatet preliminare të Komisionit Qendror Zgjedhor, Partia Demokratike e Kosovës në raundin final të zgjedhjeve lokale ka fituar në pesë komuna.

Lëvizja Vetëvendosje, që në zgjedhjet parlamentare të shkurtit fitoi mbi 50 për qind të votave, në raundin e balotazhit, fitoi në katër nga 12 komunat ku ishte në balotazh.

Lidhje Demokratike e Kosovës arriti të triumfojë në pesë komuna në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale.

Ndërsa në garën e balotazhit Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, fitoi në tri komuna.

Marrë për bazë rezultatet preliminare të KQZ-së Përparim Rama nga LDK, i cili do ta udhëheqë Prishtinën për katër vitet e ardhshme, ka arritur të grumbullojë 1 mijë 701 vota më shumë se kundër kandidati i tij nga LVV, Arben Vitia.

Në Prizren me 1 mijë e 75 vota më shumë kandidati i PDK, Shaqir Totaj e ka mposhtur, kundër kandidatin nga radhët e LVV-së Mytaher Haskuka.

Në komunën e Gjilanit, Alban Hyesni duke akumuluar 859 vota më shumë kundrejt kandidatit të LDK-së Lutfi Haziri, ka fituar të drejtën për të udhëhequr këtë komunë për katër vitet e ardhshme.

4 mijë 381 vota ishte diferenca në komunën e Gjakovës ndërmjet kryetarit të ardhshëm të kësaj komune Ardian Gjini nga radhët e AAK dhe kundër kandidatit të tij, Mimoza Kusari-Lila nga LVV.

Në Podujevë, me 1 mijë e 437 vota më shumë Shpejtim Bulliqi nga LVV ka fituar të drejtën për të udhëhequr këtë komunë duke lënë pas kundër kandidatin e tij nga LDK, Ekrem Hyseni.

Me një diferencë të thellë votash prej 3 mijë e 820 sosh, Burim Berisha nga LDK triumfoj ndaj kundër kandidatit të tij nga radhët e LVV-së Enver Bajçinica.

Vetëm 194 vota ishte diferenca ndërmjet kandidatit të LVV-së Qemajl Aliu dhe kandidatit të PDK-së Naim Ismajli.

Rezultati ngushtë ishte edhe në komunën e Vitisë, kështu kandidati i LDK-së Sokola Haliti grumbullojë 499 vota më shumë sesa kundër kandidati i tij nga radhët e LVV-së, Arsim Ademi.

Vetëm 29 vota ishte dallimi në mes të kandidatit të LDK-së, Ruzhdi Shala dhe atij të AAK-së Agron Kuçi, në Junik.

Ndërsa 47 vota më shumë i grumbulloj Shaban Shabani nga PDK kundrejt kundër kandidatit të tij nga LDK, Bexhet Xheladini, në Dragash.