Sport

Cilët janë 10 ‘gardianët’ me më shumë porta të paprekura që nga 2020-ta


Nëse sulmuesit statistikën kryesore kanë golat e shënuar, portierët kanë mbajtjen e portës së paprekur, apo siç njihet gjerësisht në botën e futbollit si “clean sheets”.

Sajdi i njohur i futbollit “Transfermarket” ka kryer një vëzhgim mbi portierët, që kanë mbajtur portën e paprekur në më shumë ndeshje, që nga viti 2020.

Vëzhgimi përfshin portierët në pesë ligat kryesore të futbollit në Evropë dhe me kombëtaret respektive.

Në krye të listës qëndron Ederson Moraes. Portieri i Manchester City-t dhe Brazilit ka bërë 88 paraqitje, në të cilat në 47 ndeshje e ka mbajtur portën e paprekur.

Në vend të dytë renditet Edouard Mendy. Portieri i Chelsea-t dhe Senegalit është paraqitur në 79 ndeshje, ku në 43 prej tyre e ka mbajtur portën të paprekur.

Lista e plotë:

3- Jan Oblak, Atletico Madrid – Slloveni: 97 ndeshje, 43 ndeshje e ka mbajtur portën të paprekur

4- Yassine Bounou (Bono), Sevilla – Marok: 76 ndeshje, 42 ndeshje e ka mbajtur portën të paprekur

5- Thibaut Courtois, Real Madrid – Belgjikë: 100 ndeshje, 42 ndeshje e ka mbajtur portën të paprekur

6- Kasper Schmeichel, Leicester – Danimark: 106 ndeshje, 41 ndeshje e ka mbajtur portën të paprekur

7- Gianluigi Donnarumma, PSG – Itali: 98 ndeshje, 39 ndeshje e ka mbajtur portën të paprekur

8- Manuel Neuer, Bayern Munich – Gjermani: 99 ndeshje, 39 ndeshje e ka mbajtur portën të paprekur

9- Peter Gulacsi, Leipzig – Hungari: 95 ndeshje, 37 ndeshje e ka mbajtur portën të paprekur

10- Rui Patricio, Roma – Portugali: 87 ndeshje, 34 ndeshje e ka mbajtur portën të paprekur

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore