Shëndet

Cilat shenja tregojnë që ju jeni në stres?


Ilustrim

Trupi gjithmonë dërgon sinjale, sidomos kur e kemi lënë pas dore apo e kemi mbajtur nën stres për një kohë të gjatë.

Stresi shpesh shkakton dhimbje të ndryshme, por jo vetëm. Këtu janë disa arsye që tregojnë se ju me të vërtet jeni nën stres dhe mund të mos e keni vërejtur:

Ju ndjeni dhimbje

Dhimbja është gjithmonë një shenjë se diçka nuk është në rregull dhe është një nga sinjalet më të zakonshme të dërguara nga një organizëm që është nën stres të vazhdueshëm. Mundohuni të gjeni një mënyrë për t’u çlodhur. Nëse dhimbja vazhdon për një kohë të gjatë, sigurohuni që të konsultoheni me një mjek.

Nuk bëni një gjumë të mirë

Ju nuk mund të flini, zgjoheni gjatë natës, gjumi juaj është disi i cekët, keni ankthe – të gjitha këto janë shenja të stresit të tepruar.

Keni probleme me peshën

Gjatë një jave keni tre kilogramë tepricë, tjetrën disa kilogramë më pak. Ndryshimet e papritura të peshës shpesh mund të shoqërohen me stres. Përkatësisht, njerëzit ose hanë tepër ose hanë pak kur janë nën stres.

Ju nuk keni durim

Të gjithë ju mërzisin dhe nuk keni durim për njerëzit që ju rrethojnë, qofshin ata bashkëpunëtorë, shokë apo edhe familjar.

Ju ndjeni ndryshime të papritura të humorit

Në mëngjes jeni të lumtur, rreth drekës jeni disi indiferent, pasdite jeni në skaj të nervave dhe para se të shkoni në shtrat nuk jeni për asgjë. Ndryshimet e papritura të humorit që nuk lidhen me ngjarje specifike ditore shpesh shkaktohen nga stresi.

Humbni flokët

Pa pritur flokët tuaja kanë filluar të bien më shumë se zakonisht, kjo është për shkak të stresit i cili mund të lëkundë hormonet që ndikojnë në rënien e flokëve.

Ju keni humbur dëshirën për seks

Çfarëdo që të ndodhë, thjesht nuk ju pëlqen të bëni seks dhe nuk mund ta vendosni veten në humorin e duhur. Stresi vret dëshirën seksuale.

Gjatë ditës përballeni me probleme të ndryshme

Nuk kalon ditë pa thyer kokën për probleme të ndryshme. Mendimet tuaja kalojnë nga një problem në tjetrin dhe nuk mund të relaksoheni. Shpesh nën stres dimë të përqendrohemi vetëm te gjërat negative ose të gjejmë një problem në çdo gjë.

Një nervozë e pashpjegueshme

Nuk ka asnjë mënyrë për të gjetur paqen. Nuk mund të lexoni dhe as të shikoni pa kujdes serialin tuaj të preferuar. Nervozizmi dhe ndjenja se duhet të bëni gjithmonë diçka janë shenja të një periudhe stresuese.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore