Cilat janë sanksionet për Kosovën dhe Serbinë nëse s’ka pajtim për planin e zbatimit të marrëveshjes?

“Kosova dhe Serbia ballafaqohen me pasoja” nëse kryeministri kosovar Albin Kurti dhe presidenti serb Aleksandër Vuçiç nuk pranojnë për të negociuar planin e zbatimit të Marrëveshjes për Rrugën e Normalizimit ndërmjet dy vendeve.
Kështu thuhet në kornizën e re për “Parimet themelore të procesit të normalizimit në mes Kosovës dhe Serbisë” me një aneks për pasojën e mos-nënshkrimit, të cilin e pati siguruar Albanian Post më 15 mars.
Sipas kësaj kornize, nëse palët nuk tregohen konstruktiv dhe nuk e nënshkruajnë marrëveshjen, Serbia fillimisht do të humbasë mbështetjen e pesë shteteve të BE-së që nuk e njohin pavarësinë e Kosovës, po ashtu “nuk ka veto në unitetin e BE-së/NATO-s”.
“Nëse e refuzon marrëveshjen, Serbia do të humbasë edhe pesë shtetet që nuk e njohin Kosovën. Pavarësisht rezultatit, BE/NATO në fund do të flasin në një zë për Kosovën”, thotë dokumenti trefaqësh të cilën e kishte siguruar AP.
Mungesa e harmonizimit të pozicionit të Serbisë me 27 shtetet anëtare të BE-së, siç shpjegon non-paperi, do të krijojë një mundësi për Kosovën për të u rritur pa nevojën për të bashkëpunuar me Beogradin.
Kurse, sa i përket Kosovës, refuzimi për të respektuar marrëveshjet e mëparshme mund të ketë pasoja të rënda për të ardhmen.
“Në rast zhgënjimi, partnerët perëndimorë nuk do të kenë arsye/incentive për të mbështetur rritjen dhe zhvillimin e mëtutjeshëm të Kosovës. Pa këtë mbështetje esenciale, Kosova mund të shohë prapa-kthim në disa fusha”.
Korniza e siguruar nga Albanian Post i cili përmban “vërejte të rëndësishme”, saktëson se nëse refuzohet marrëveshja rruga e Kosovës dhe Serbisë drejt integrimit në Union pezullohet dhe vije deri te izolimi që mund të pasojë “me trazira të brendshme”.
“Kosova dhe Serbia me pranim të marrëveshjes ‘harmonizojnë pozicionet e tyre me 27 shtetet e Bashkimit Evropian’, nëse e refuzojnë atë, ‘pezullojnë rrugën e integrimit në BE-së dhe hedhin poshtë të gjitha proceset dhe përfitimet e lidhura me të. Izolimi dhe trazirat e brendshme pasojnë së shpejti’”, thuhet ndër të tjera në non-paper.
Ndryshe korniza në fjalë, përveç ndëshkimeve parasheh edhe shpërblime në rast se Kosova dhe Serbia pranojnë marrëveshjen.
Me konstruktivitetin e treguar BE-ja mbështet aktivisht të dyja palët financiarisht.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Shtetet e Bashkuara: Një orka do të kthehet në oqean pas më shumë se 50 vitesh robëri
-
Kurti përkujton 24 vjetorin e dëbimit të dhunshëm të banorëve të Prishtinës: Republika e Kosovës dhe populli i saj nuk harron asnjëherë dhe nuk falë askë!
-
BE-ja ka miratuar një ilaç danez për humbje peshe për adoleshentët
-
Joseph: Moszbatimi i Marrëveshjes Kosovë-Serbi fitore e Rusisë dhe Kinës