Lajme

Cila është Giorgia Meloni?


Tridhjetë vjet më parë ajo debutoi në Frontin Rinor, më pas në Aleancën Kombëtare e Fratelli d’Italia.

E rritur pa një baba, me një motër e cila i vuri zjarrin shtëpisë në moshën 8-vjeçare, kush është liderja që fitoi zgjedhjet në Itali?

Në këtë fushatë elektorale, Giorgia Meloni ishte mbi të gjitha aty, e kujdesshme me tone të qeta dhe pauza prej ekspertësh.

Tani ka më shumë gjasa që ajo të jetë gruaja e parë në Itali që do të udhëheqë një qeveri.

Nëse ndodh, nuk do të jetë ashtu siç e kishte imagjinuar, me meshkujt që thoshin, për dekada, “do të duhej një grua” sa herë që ata luftuan për të gjetur udhëheqësin e koalicionit.

Giorgia, 45 vjeç, një bricjap e lindur në Romën Veriore por e rritur në Garbatella. Një nënë, një motër, një partnere, një vajzë.

Një baba, gjithashtu, të cilin e takoi kur ishte një vjeç, ndërsa shkoi në ishujt Kanarie për të mos u kthyer më.

Në dekadën e ardhshme, ajo dhe motra e saj Arianna panë babanë e tyre Francesco për një, maksimumi dy javë në vit.

Derisa, për Melonin edhe këto pak ditë u bënë tepër të padurueshme.

“Nuk dua të të shoh më”, tha ajo dhe e mbajti fjalën.

“Kur ai vdiq, nuk arrita të ndjeja një emocion, është sikur të ishte një i huaj”.

Kur mamaja e Giorgia-s po priste një fëmijë, martesa e saj ishte tashmë në krizë, ajo kishte një vajzë të vogël dhe shumë e këshilluan që të ndërpresë shtatzëninë.

E mendoi, shkoi edhe padyshim me stomakun bosh për të bërë analizat përgatitore.

Më pas ndërroi mendje dhe iu drejtua një bari për të pirë kafen e zakonshme, të shoqëruar me një ëmbëlsirë.

Ginevra, vajza e saj, gati po bën gjashtë vjeç dhe Giorgia ende e qorton mamanë e saj.

Babai i Ginevras është gazetari, Andrea Giambruno. Ajo nuk i flet për martesën, “edhe sikur të besoj në parimet e tij”.

Dhe më pas miqtë e një jete: Guido Crosetto, i cili e mori në skenë siç bëri Benigni me Berlinguer.

Ignazio La Russa, i cili ishte gjithashtu me të në vitin 2012, kur themeluan atë që atëherë dukej si një parti tjetër jetëshkurtër, Fratelli d’italia.

Ajo nuk kishte frikë nga të paktën shtatë meshkujt që e prisnin në hapjen e zgjedhjeve, vetëm nga një gjë kishte dhe ka frikë: buburrecat.

Dhe i mungon pak serotonina, hormoni i humorit të mirë, por duket se gjërat po marrin të tatpjetën dhe kimia po ndryshon mesa duket…

Marrë nga Corriere Della Sera, përshtatur për Albanian Post

Si mendon Giorgia Meloni?

“Çizmja” në këmbët e një gruaje

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore