Lajme

Çifti u divorcua në një gjykatë italiane duke zbatuar Kodin Shqiptar


Ai është italian, më saktë nga Martina Franca ndërsa ajo është shqiptare.

Të dy kanë një djalë dhjetë vjeç dhe pas trembëdhjetë vitesh martesë, vendosën t’i japin fund lidhjes së tyre.

Historia e rrallë dhe lajmi u bë i ditur nga mediat vendase.

Kjo, përmes një marrëveshjeje pa hatërmbetje apo llogari për t’u larë, duke iu drejtuar kështu një avokati.

Risia e kësaj seance ishte aplikimi i një rregulli të Kodit Shqiptar të Familjes (neni 125).

Gjykata e Tarantos, me kërkesë të avokatit të të dyve parashikoi zgjidhjen e menjëhershme të martesës.

Italia është, në Evropë dhe në botë, një nga vendet e pakta që e sheh ndarjen personale midis bashkëshortëve, si një moment rimendimi dhe reflektimi.

Duke qenë se njëri prej bashkëshortëve ka dy shtetësi, italiane dhe shqiptare, të dyja palët kanë kërkuar njëzëri zbatimi i ligjit kombëtar të njërit prej të dyve.

Kjo lejohet të zbatohet në Itali përmes nenit 5 paragrafi 1 germa C e Rregullores së BE-së 1259/2010 (Traktati i Romës).

Para miratimit të ligjit të divorcit në vitin 1970, në Itali nuk ishte e mundur të zgjidhej lidhja martesore.

Ata që mundën dhe kishin burime financiare ose iu drejtuan Sacra Rota-s për anulim ose, me një procedurë edhe më të shtrenjtë, shkonin jashtë shtetit.

Tani gjërat kanë ndryshuar, pasi në shumë aspekte sistemi italian shfaqet ende i kujdesshëm ndaj institucionit.

Pra, më pak i hapur ndaj nevojave të njerëzve sesa ai i vendeve të huaja, përfshirë fqinjët shqiptarë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore