Jetesë & Stil

Çiftet e famshme që u ribashkuan pas ndarjes


Ndarjet dhe divorcet nuk janë gjithmonë fundi i historisë së dashurisë. Ndonjëherë njerëzit pas një ndarjeje, kuptojnë në të vërtetë se sa e duan njëri-tjetrin.

Ndarja për çdo kënd mund të jetë shumë e vështirë, por kur bëhet fjalë për botën e show-bizit, gjërat komplikohen edhe më shumë.

Ja disa nga çiftet që u ribashkuan.

Jennifer Lopez/Ben Affleck

Jennifer dhe Ben filluan të takoheshin për herë të parë në korrik të vitit 2002 dhe u fejuan deri në fund të atij viti.

Por ata e prishën fejesën dhe u ndanë përfundimisht në janar të vitit 2004. Gati dy dekada më vonë, Ben dhe Jennifer duket se sërish bashkë.

Justin Timberlake/Jessica Biel

Historia e dashurisë së Justin dhe Jessica filloi në vitin 2007, kur filluan të takoheshin. Në mars 2011, çifti u nda, por ata mbetën miq. Ndërsa ishin të ndarë, në një intervistë Justin zbuloi se sa do të thotë Xhesika për të: “Ajo është personi më domethënës në jetën time. Në 30 vitet e mia të jetës, ajo është personi më i veçantë“.

Disa muaj pas ndarjes së tyre, dyshja u kthyen së bashku dhe u martuan në vitin 2012. Që atëherë, Justin dhe Jessica kanë qenë të martuar dhe kanë 2 fëmijë së bashku.

Justin Bieber/Hailey Baldwin

Justin dhe Hailey ishin shumë miq para se të fillonin lidhjen. Ata u lidhën nga dhjetori i vitit 2015 deri në janar të vitit 2016 dhe i dhanë fund marrëdhënies së tyre. Përfundimisht, ata gjetën njëri-tjetrin përsëri në 2018, bënë paqe dhe tani janë të lumtur.

Gigi Hadid/Zayn Malik

Zayn dhe Gigi kanë qenë në një marrëdhënie së bashku që nga viti 2015. Ata u ndanë disa herë, por kurrë nuk e humbën respektin për njëri-tjetrin. Pavarësisht gjithçkaje, çifti qëndroi së bashku dhe mirëpritën fëmijën e tyre në vitin 2020.

Pink/Carey Hart

Historia e Pink dhe Carey është e gjatë, me 2 dekada dhe 2 pajtime që ndodhën gjatë rrugës. Ata u takuan dhe u bashkuan në 2001 dhe u ndanë dy vjet më vonë. Përfundimisht, ata u kthyen së bashku dhe Pink i propozoi Hart në 2005. Ata ishin të martuar për dy vjet dhe u divorcuan, por historia e tyre e dashurisë nuk mbaroi këtu.

Në atë kohë, Pink zbuloi se ata ende e donin njëri-tjetrin dhe se ndoshta një ditë lidhja e tyre mund të kishte një shans të dytë. Ajo kishte të drejtë, sepse një vit më vonë dyshja u rikthyen së bashku. Tani ata janë martuar dhe kanë dy fëmijë së bashku.

Hilary Duff/Matthew Koma

Duff dhe Koma u lidhën në vitin 2017, por pas disa muajsh lidhje, ata u ndanë. Pas disa muajsh ndarje, ata u kthyen së bashku dhe u martuan në vitin 2019 dhe kanë dy fëmijë së bashku. Çifti është shumë i lumtur së bashku dhe në një postim në Instagram, Duff shkroi për Koma-n: ‘Miku im më i mirë gjithmonë ke qenë ti”.

P

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore