Sport

CIES publikon formacionin e sezonit në Serie A, një shqiptar pjesë e 11-të më të mirëve


Observatori i futbollit, CIES, ka publikuar formacionin me 11 lojtarët më të mirë të sezonit që sapo përfundoi në Serie A italiane.

Përzgjedhja e lojtarëve në rolet përkatëse është bërë si rezultat i kombinimit të rezultateve ekipore, performacës teknike dhe të dhënave nga “InStat”.

Mike Maignan i Milan-it është padyshim portieri më i mirë i sezonit. Francezi pak ditë më parë u shpall dhe si më i miri nga vetë liga Serie A.

Juan Cuadrado i Juventus-it mban pozitën e mbrojtësit të djathtë. Theo Hernandez i Milan-it ishte më i miri në krahun e majtë.

Kapiteni i përfaqësueses së Kosovës dhe mbrojtësi i Napoli-t, Amir Rrahmani, është gjithashtu një prej më të mirëve të sezonit. Përkrah tij në qendër të mbrojtjes është Fikayo Tomori i Milan-it.

Në mesfushë janë përzgjedhur, Nicolo Barella dhe Marcelo Brozovic nga Inter-i. Dy anësorët më të mirë janë Ivan Perisic, po nga Inter-i, si dhe Nicolas Gonzalez nga Fiorentina.

Dusan Vlahovic nga Juventus (Fiorentina gjysmë sezoni) dhe Rafael Leao nga Milan plotësojnë sulmin dhe 11-shen më të mirë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore