
Këshilltari i lartë në Departamentin amerikan të Shtetit, Derek Chollet, përmes një postimi në rrjetin e tij social në Twitter, ka bërë të ditur se ka takuar ambasadorin e Serbisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Marko Gjuriç, me të cilin kanë diskutuar rëndësinë e zbatimit të zotimeve të dala nga Marrëveshja e Brukselit.
Top diplomati amerikan ndër të tjera ka falënderuar Serbinë për mbështetjen e dhënë ndaj Ukrainës në raport me agresionin rus.
“E mrekullueshme të takosh ambasadorin Gjuriç me të cilin sot bisedova mbi rëndësinë e zbatimit të zotimeve të Marrëveshjes së BE-së në Ohër për të avancuar ambiciet e Serbisë në BE. Falënderova Serbinë për mbështetjen e Ukrainës”.
Javë më parë SHBA-të kishin nënshkruar një Memorandum të Mirëkuptimit me Serbinë përmes të cilit një diplomat serb, pdo vit, do të shërbejë në Departamentin Amerikan të Shtetit.
Për këtë çështje Chollet në bisedë e sipër me Gjuriç ka ndarë emocionet e SHBA-ve për të jetësuar Memorandumin e nënshkruar duke mirëpritur një diplomat serb në Departamentin e Shtetit në vjeshtën e këtij viti.
Great to see 🇷🇸 Amb @markodjuric today and discuss the importance of implementing EU Agreement commitments from Ohrid to advance Serbia's EU ambitions. Thanked 🇷🇸 for supporting Ukraine. Shared U.S. excitement to welcome a 🇷🇸 diplomat to @StateDept liaison program this fall.
— Derek Chollet (@CounselorDOS) March 31, 2023
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com