
Këngëtarja dhe aktorja amerikane, Cher me sa duket ka rindezur romancën e saj me ish të dashurin rep artistin, Alexander “AE” Edwards.
Ikona e popit, 77 vjeçe, u fotografua duke u dukur mjaft komode me drejtuesin e muzikës, 37 vjeç, fundjavën që lamë pas, teksa dolën për darkë në Beverly Hills të Kalifornisë.
Dyshja u panë të kapur për dore teksa dilnin nga restoranti Funke me këngëtarin kolumbian J Balvin dhe të dashurën e tij, Valentina Ferrer.
Dy çifteve iu bashkua edhe rep artisti, Tyga, shkruan PageSix, transmeton AlbanianPost.

Ylli i hitit “Believe” ishte veshur në mënyrë elegante me një xhaketë sportive të zezë me detaje të bardha dhe pantallona të njëjta.
Ndërkohë, Edwards u koordinua me takimin e tij në të zeza, teksa u shfaq i veshur me një pallto me shkëlqim, pantallona lëkure dhe çizme.
Ai e shoqëroi Cher në SUV-in e tyre të zi, derisa u tha se “ u gëzua kur u pyet nga paparacët nëse të dy ishin ribashkuar”.

Pasi ishin të dy brenda në automjet, ata u kapën duke qeshur dhe duke ndarë një bisedë intime në sediljen e pasme me kokat afër.
Dalja romantike vjen disa muaj pasi TMZ raportoi ndarjen e tyre në muajin maj, pasi në atë kohë, një burim i tha gazetës se Cher dhe Edwards i kishin ndarë rrugët e tyre.
Lajmi për ndarjen erdhi menjëherë pasi ata bënë debutimin e tyre si të dashur në tapetin e kuq në sfilatën e modës Versace të vjeshtës 2023 në muajin mars.
Dyshja u lidh për herë të parë në mënyrë romantike në nëntor të vitit 2022 pasi u panë të kapur për dore në Los Anxhelos.
Pas reagimit ndaj diferencës së tyre rreth 40-vjeçare në moshë, Cher iu përgjigj kritikëve në Twitter, duke postuar, “a nuk keni ndonjë gjë tjetër të bëni?!”.
Ajo dhe Edwards më parë ndezën spekulimet e fejesës në dhjetor, kur fituesja e Grammy-it nxorri në pah një unazë masive diamanti që vlerësohet të kushtojë rreth 250 mijë dollarë.
Megjithatë, burimi i TMZ më vonë tha se ata nuk ishin fejuar kurrë, por donin të “ndiznin” thashetheme.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Shtëpia e Bardhë e shqetësuar me dislokimin e trupave serbe pranë kufirit: Të gatshëm t’ia sigurojmë burimet KFOR-it
-
Suficiti buxhetor i Shqipërisë trefishohet në tetë muajt e parë të 2023-it
-
The Times: Trupat britanike në gatishmëri për të ulur tensionet në mes të Kosovës dhe Serbisë
-
Shtetet e Bashkuara i treguan “kufijtë” Serbisë, përmes të gjitha rrugëve diplomatike