Sport

Chelsea, Werner-i ‘out’, Broja ‘in’


Skuadra e Chelsea-t mendon të largojë verën e ardhshme gjermanin, Timo Werner-in. Edhe pse ai ka vetëm dy sezone me blutë, londinezët nuk janë bindur nga 25-vjeçari.

Ardhja e Romelu Lukaku-t verën e kaluar, e zvogëloi gjithnjë e më shumë rolin e 25-vjeçarit në skuadrën e Thomas Tuchel-it.

Chelsea pagoi 53 milionë euro në verën e 2020 për ta marrë nga Leipzig-ut sulmuesin, ndërsa tashmë ka në plan, për ta larguar. Me largimin e Werner-it, sipas “Football London”, blutë janë gati t’i japin një shans Armando Brojës.

Sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë është duke bërë paraqitje të mira me Southampton-in. 20-vjeçari ka shënuar pesë gola në 11 paraqitje këtë sezon. Ndërkohë, Werner-i ka shënuar tre gola dhe ka dhuruar një asist në 12 paraqitje.

Tuchel-i kërkon të rikthejë në shtëpi dy talentet e akademisë se Chelsea-t. Njeri është Broja dhe tjetri është Connor Gallagher-i që aktualisht aktivizohet me Crystal Palace-n.

Momentalisht në skuadrën e parë të Chelsea-t aktivizohen disa lojtarë që kanë dal nga akademia e klubit, si: Andreas Christensen, Trevoh Chalobah, Reece James, Ruben Loftus-Cheek, Mason Mount dhe Callum Hudson-Odoi.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore