Sport

Chelsea, të gatshëm të shkëmbejnë Brojën për Rice


West Ham nuk do të lejojë që mesfushori anglez, Declan Rice të largohet nga klubi këtë verë, pavarësisht interesimit nga Chelsea dhe Man United, thotë The Daily Mirror.

Rice, 23, konsiderohet si një nga mesfushorët më të mirë në Evropë, por West Ham i vlerësojnë shërbimet e tij në mbi 150 milionë funte.

Pronarët e rinj të Chelsea thuhet se janë të prirur të sjellin Rice, duke shkuar aq larg sa të ofrojnë sulmuesin shqiptar, Armando Broja dhe mesfushorin Ross Barkley si pjesë e një marrëveshjeje shkëmbimi – por West Ham nuk do të lëvizë duke qenë se kontrata e tij nuk skadon deri në vitin 2024 dhe  ata kanë një mundësi tjetër për ta zgjatur atë gjithashtu.

Largimi i Armando Brojës do ishte një befasi, pasi sulmuesi shqiptar pati një sezon shumë impresiv me Southampton.

Por, në anën tjetër, në West Ham, Broja do kishte më pak konkurrenc ku do luante rregullisht.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore