Sport

Chelsea rihap negociatat për Gvardiol


Chelsea ka rinovuar interesin e tyre për qendërmbrojtësin e RB Leipzig, Josko Gvardiol, sipas The Times.

Pasi shpenzuan mbi 600 milionë euro në merkatot e transferimeve, raportohet se hierarkia e Stamford Bridge po përgatitet të forcojë më tej skuadrën e tyre gjatë verës, teksa vazhdojnë të kërkojnë pasardhësin e ardhshëm të Thiago Silvës.

Gvardiol, 21 vjeç, ka qenë në radarin e një numri klubesh në të gjithë Evropën pas paraqitjeve mbresëlënëse në Bundesligë dhe në Kupën e Botës 2022, dhe pasi Blutë diskutuan një marrëveshje për të verën e kaluar, ata tani po konsiderojnë rihyrjen në negociata.

Reprezentuesi kroat ka një klauzolë lirimi të vendosur në rreth 100 milionë euro që do të aktivizohet në vitin 2024, megjithëse Chelsea shpreson të sigurojë një lëvizje para kësaj kohe për ta blerë atë për një tarifë më të ulët.

Ai ka bërë 22 paraqitje në të gjitha garat për Leipzig këtë sezon, dhe gjithashtu besohet të jetë në radarin e Liverpool dhe Manchester City.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore