Sport

Chelsea ofroi 50 milionë për 18-vjeçarin e Southampton-it, por klubi refuzoi


Chelsea bëri një ofertë prej 50 milionë funte për mesfushorin e Southampton, Romeo Lavia, raporton Southern Daily Echo.

Lavia nënshkroi për Saints në korrik nga Manchester City, i cili futi një klauzolë në transferim duke u dhënë atyre mundësinë për të ri-nënshkruar 18-vjeçarin nëse një klub tjetër interesohet për të.

Reprezentuesi i ri i Belgjikës ka impresionuar në paraqitjet e tij të para për Southampton-in, më e fundit prej të cilave ishte fitorja 2-1 ndaj Chelsea-t më 30 gusht, dy ditë para përfundimit të merkatos.

Kjo e frymëzoi Chelsea-n për të bërë ofertën, një ofertë e madhe për një adoleshent, por Southampton e refuzoi atë.

Chelsea ka pasur një merkato mjaft të mirë, të cilët ishin skuadra me më së shumti shpenzime në merkaton e verës së vitit 2022.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore