Përballje

Chelsea mposhtin Tottenham dhe kualifikohen në finalen e EFL Cup


Chelsea janë kualifikuar në finalen e EFL Cup, pasi kanë mposhtur Tottenham Hotspur në gjysmëfinale.

Blutë e Londrës fituan me rezultat 0:1 përballë Tottenham.

Ndeshja ishte e baraspeshuar dhe me shumë mundësi për të dy skuadrat.

Chelsea gjetën golin e fitores në pjesën e parë, me anë të Antonio Rudiger, i cili shënoi me një goditje të fortë me kokë.

Pjesa e dytë kishte po ashtu shumë mundësi të cilat skuadrat nuk i shfrytëzuan.

Në minutën e 64-të, Harry Kane shënoi për të barazuar rezultatin, por goli u anulua për shkak se kapiteni anglez ishte në pozicion jashtë loje.

Chelsea do presin fituesin e ndeshjes Liverpool – Arsenal në finale, e cila do luhet nesër në ora 20:45.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore