
Sipas “The Athletic”, skuadra e Chelsea-t interesohet për shërbimet e sulmuesit të Austrisë në Euro 2020, Sasa Kalajdziç-it.
Raporti thkeson se sulmuesi 2 metër i gjatë është në radarin e Thomas Tuchel-it, pas paraqitjeve të mira që bëri në Euro 2020 me Austrinë.
Blutë e Londrës kanë qenë të lidhur me sulmuesit kryesorë të Evropës, sidomos tashmë që Olivier Giroud-i është larguar dhe Timo Werner-i, së bashku me Tammy Abraham-in nuk ofrojnë sigurinë e duhur për të qenë titullar në vijën e parë të sulmit.
24-vjeçari vlerësohet 22 milionë euro nga Transfermarket-i, por pas paraqitjeve në Euro 2020, klubi i Stuttgart-it pretendon 34 milionë euro.
Klubi gjerman deri më tani ka shitur Nicolas Gonzalez-in te Fiorentina për 23 milionë euro dhe Gregor Kobel-in te Borussia Dortmund-i për 15 milionë euro.
Austriaku sezonin e kaluar shënoi 17 gola dhe asistoi gjashtë herë në 36 paraqitje me klubin në Bundesligën gjermane.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com