Sport

Chelsea hedh sytë nga mesfushori i Gladbach


Manu Kone. Photo: Defodi Images via Getty Images

Chelsea do të jetë në gatishmëri të lartë këtë verë me Borussia Monchengladbach tashmë me mendimin se ata do të humbasin Manu Kone në fund të sezonit.

Bluve ndoshta do t’i bashkohet edhe Liverpool-i, duke pasur parasysh nevojën e qartë të tyre për përforcime brenda departamentit të mesfushës. Gazetari i “Bild”, Christian Falk zbuloi dëshirën e Chelsea-t për të nënshkruar me Kone.

“Tani ka bisedime midis drejtorit sportiv, Roland Virkus, dhe drejtuesve të Kone, duke diskutuar se sa do të ishte në tryezë për shitjen e tij (40-50 milionë euro)”, tha Falk.

“PSG është i interesuar. Lojtari është francez. Kemi dëgjuar se Chelsea trokiti në derë dhe ka interes për të. Unë nuk mendoj se ai është i fokusuar thjesht në një ligë, gjëja më e rëndësishme për lojtarin është përqendrimi në hapin tjetër”, shtoi ai.

Megjithatë thuhet se mundësia që Chelsea të mos luaj në Champions League sezonin e ardhshëm mund të mos jetë shumë tërheqëse për mesfushorin. Në aspektin ekonomik ata kanë treguar që nuk kanë probleme të shpenzojnë, por dëshira e lojtarit do të jetë kyçe.

PSG-ja me siguri mund të luajë lidhjen e mesfushorit me atdheun e tij. Por, forma e tyre shqetësuese në Evropë në vitet e fundit ndoshta nuk është tregues i një projekti në rritje.

Liverpool mbetet gjithashtu një destinacion interesant edhe pse ende nuk e ka siguruar vendin në Champions League për sezonin e ardhshëm. Jurgen Klopp njihet gjerësisht si një trajner që i kthen lojtarët e talentuar në nivel të lartë.

21-vjeçari, pjesë e Francës U-21, u transferua te Gladbach nga Toulouse në 2021 për 9 milionë euro. Ai ka kontratë me skuadrën gjermane deri në verën e 2025. Një përplasje mes Chelsea – Liverpool – PSG vetëm sa do e rriste vlerën e kartonit të tij.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore