Chelsea favorit për të nënshkruar me Jack Grealish

SHFLETO
Ardit Lipa
15.06.2021 14:39
Loading Icons...

Chelsea tashmë janë në pole-position për të nënshkruar me Jack Grealish këtë verë.

Ata duket sa janë afër që ta “vjedhin” Jack Grealish-in nga Manchester City.

Që nga ardhja e Tuchel në krye të Chelsea-s, Jack Grealish është kthyer në një ndër synimet kryesore për drejtuesit e bluve të Londrës.

Përveç sulmit, ku Chelsea është e lidhur me emrat si Lukaku dhe Haaland, ata po kërkojnë edhe për opsione në krahë e mesfushë.

Grealish i mbulon këto dy pozita, dhe duket si emri ideal për kërkesat e Chelsea-s.

Villa kërkon 100 milionë për shërbimet e Grealish, dhe Chelsea është e gatshme që të paguajë për ato shërbime.

Përveç Grealish-it, Chelsea pritet të bëj edhe transferime tjera.

Por, përveç afrimeve, blutë do të largojnë futbollistë poashtu.

Giroud pritet që t’i afrohet Milan-it menjëherë pas EURO 2020, e bashk me të, Milan do të kompletojë edhe blerjen e Fikayo Tomori-t.