Sport

Chelsea dhe Lyon bien dakord për transferimin e Gusto-s


Chelsea dhe Lyon kanë rënë dakord për një tarifë për transferimin e francezit U21, Malo Gusto, thuhet në raportin e medias amerikane, ESPN.

Mbrojtësi i djathtë 19-vjeçar do të qëndrojë në huazim në klubin e Ligue 1 deri në fund të sezonit.

Tarifa e transferimit mund të arrijë në 40 milionë euro, me 30 milionë euro të garantuara dhe 10 milionë euro të tjera në bonuse të mundshme.

Gusto, i cili ra dakord për kushtet personale me Blutë javën e kaluar, është vendosur të nënshkruajë një kontratë 6 e gjysmë vjeçare pasi iu nënshtrua testeve mjekësore të shtunën.

Chelsea hezitoi ta huazonte lojtarin te Lyon, por u dëshmua se ishte e vetmja mënyrë për të arritur një marrëveshje.

Presidenti i Lyon, Jean-Michel Aulas këmbënguli privatisht dhe publikisht që lojtari do të qëndronte në klub deri në qershor.

Gusto kishte vetëm 18 muaj të mbetur në kontratën e tij me Lyon dhe donte të bashkohej me ekipin e Graham Potter.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore