Pajisje

ChatGPT për përdoruesit e Android do të publikohet javën e ardhshme


ChatGPT për përdoruesit e Android do të publikohet javën e ardhshme. Lajmi u bë i ditur nga kompania që qëndron prapa këtij softueri, OpenAI.

Shefja shqiptare e teknologjisë në këtë kompani, Mira Murati, kumtoi lajmin në twitter.

Aplikacionin mund ta para-porositni nga tani në dyqanin e Google Play Store. ChatGPT, u publikua në muajin nëntor në versionin web dhe fitoi popullaritet të madh.

Aplikacioni për përdoruesit e iOS ishte publikuar muaj më parë, por jo edhe për përdoruesit e Android.

Aplikacioni pritet të ofrojë të njëjtën cilësi të lartë dhe funksionalitete si versioni web dhe aplikacioni i iOS.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore