OpenAI ka shtuar një veçori të re në platformën ChatGPT, ku përdoruesit tani mund të ndërveprojnë me chatbotin përmes zërit.
Funksioni zanor është i disponueshëm falas për të gjithë përdoruesit në aplikacionin për iOS dhe Android.
Për të përdorur këtë funksion, klikoni butonin me ikonën e kufjeve. Pas prekjes, do të merrni një sinjal që mund të fillojnë bisedën me chatbotin.
Ky funksion ofron një përvojë të ngjashme me bisedën me një person real. Para se të aktivizoni funksionin, ChatGPT do t’ju pyesë për zgjedhjen e agjentit me të cilin dëshironi të komunikoni.
Ky ndryshim në ChatGPT vjen pas periudhës së pasigurisë në OpenAI, përfshirë shkarkimin e CEO-s, Sam Altman. Altman u rikthye në OpenAI pas kërkesave të stafit të kompanisë.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Nga iPhone i parë në iPhone 16 – Si ka ndryshuar telefoni inteligjent që ndryshoi botën?
-
Paralajmërimi i Einstein në vitin 1930: Mos e përdorni teknologjinë nëse nuk e kuptoni
-
Çipat AI të Nvidia janë më të lira për t’u marrë me qira në Kinë sesa në SHBA
-
Aksionet e gjigantit amerikan të çipave Nvidia bien afro 10%