Sport

Championship-i anglez mbyll sezonin, Norwich dhe Watford-i ngjiten në Premier Ligë


Championship-i anglez ka përmbyllur javën e 46 dhe të fundit për sezonin 2020/21 ditën e shtunë. Dy ekipet që janë ngjitur automatikisht në Premier Ligë janë Norwich-i dhe Watford-i.

Norwich-i e mbylli sezonin si kampioni i Championship, me 97 pikë në 46 ndeshje. Pas tyre u rendit Watford-i me 91 pikë.

Ekipi i tretë që do të ngjitet në Premier Ligë do të dalë nga ndeshjet e play-off. Katër ekipe do të garojnë për një vend në elitën e futbollit anglez, Brentford-i, Swansea, Barnsley dhe Bournemouth-i.

Tre ekipet që kanë rënë nga kategoria janë: Wycombe, Rotherham-i dhe Sheffield Wednesday. Derby County i udhëhequr nga ish-legjenda e Anglisë dhe Manchester United-it, Wayne Rooney, ka arritur t’i shpëtojë rënies nga kategoria për vetëm një pikë, pas barazimit 3-3 me Sheffield Wednesday-n në ndeshjen e fundit.

Ndërkohë, nga Premier Liga aktualisht vetëm Sheffield United-i ka rënë nga kategoria. Ndërsa, rrezikojnë West Brom-i dhe Fulham-i që mbajnë dy vendet më sipër Sheffield-it të vendit të fundit.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore