Sport

Champions Lealgue/ ‘Treni i fundit’ për Barcelona-n, Atalanta-n, Lille-n, Villarreal-in dhe Sevilla-n


UEFA Champions League do të luajë këtë të mërkurë ndeshjet e fundit të fazës së grupeve për këtë sezon 2021/22. Janë tetë ndeshje që luhen duke filluar nga ora 18:45 dhe 21:00.

Sfidat do të jenë shansi i fundit për një biletë në raundin tjetër të Champions-it për Barcelona-n, Benfica-n, Atalanta-n, Villarreal-in, Salzburg-un, Lille-n, Sevilla-n dhe Wolfsburg-un.

Grupi E

Të dy sfidat e këtij grupi luhen nga ora 21:00. Bayern Munich-u, i kualifikuar tashmë do të përballet me Barcelona-n. Për spanjollët nevojitet fitorja për të siguruar raundin e të 16-ve.

Benfica do të ketë një përballje të lehtë në shtëpi ndaj ukrainasve të Dynamo Kyiv-it. Në rast të një fitoreje të vendasve dhe Barcelona humb ose barazon në Mynih, janë ata që kalojnë më tej.

Grupi F

Dy ndeshjet e këtij grupi luhen duke filluar nga ora 21:00. Atalanta do të përballet me Villarreal-in. Të dy skuadrat ende nuk janë kualifikuar në raundin tjetër.

Italianëve u nevojtiet vetëm fitorja për të kaluar në raundin e të 16-ve. Për kampionët në fuqi të Europa League-s edhe barazimi është i vlefshëm.

Sfida tjetër do të jetë mes Manchester United-it dhe Young Boys-it. Ndeshjen e parë në Zvicër e fituan vendasit. Kjo ndeshje do të jetë më shumë për prestigj për United, pasi janë të kualifikuar tashmë dhe si vendi i parë në grup.

Në krahun tjetër, për zviceranët një fitore mund të thotë shumë, pavarësisht se ndikohen edhe nga sfida tjetër. Nëse ata fitojnë dhe Atalanta humb, atëherë Young Boys-i kualifikohet në Europa League.

Grupi G

Edhe në këtë grup, të dy ndeshjet luhen duke filluar nga ora 21:00. Është i vetmi grup ku asnjë skuadër nuk është kualifikuar për në raundin tjetër të Champions-it.

Salzburg-u do të përballet me Sevilla-n. Wolfsburg-u pret Lille-n. Të katër skuadrat do të kërkojnë fitore në sfidat përkatëse.

Grupi H

Dy ndeshjet e këtij grupi luhen duke filluar nga ora 18:45. Juventus-i përballet me Malmo-n. Chelsea udhëton në Rusi për t’u përballur me Zenit-in.

Nga ky grup gjithçka është e vendosur tashmë. Chelsea është kualifikuar si vendi i parë në grup. Juventus-i është kualifikuar si vendi i dytë. Zenit-i ka kaluar në raundin e të 32-ve në Europa League.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore